Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Bunjaku: Ministrja Hajdari duhet të japë dorëheqje keq-menaxhim, skandale dhe shkelje ligjore

    25/05/2023 12:03
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi tha sot se ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në kohën më të keqe të krizës së çmimeve, çrregullimit të tregut dhe sfidave të saj, ka mundur ta tregojë veten.

    Por ky dikaster nuk veproi kështu, tha ajo. Bunjaku shtoi se ministria e Tregtisë dështoi në çdo fushë, duke filluar nga menaxhimi, strategjitë e deri te sekretarët e ministrisë, të cilët janë emëruar dhe shkarkuar vazhdimisht.

    Prandaj, Bunjaku tha se këto janë arsyet që Hajdari duhet të japë dorëheqje nga pozita e saj.

    “S’ka vizion për mbrojtje të industrisë, ndërmarrësisë dhe tregtisë. Nuk ishte as në anën e tregtarëve, as të konsumatorëve, por vetëm në anën e militantëve të vet. As nuk arriti ta funksionalizonte siç duhej Autoritetin e Konkurrencës. Për rezerva shtetërore, mos të flasim, keqmenaxhim katastrofal. As nuk u dorëhoq Ministrja. Le të shërbehemi edhe me gjetjet e Zyrës Kombëtare të Auditimit për Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Vërejtja e parë: prezantim jo i plotë i pasurisë. Klasifikim jo adekuat i shpenzimeve”, tha ajo në Kuvend.

    Ajo shtoi se në një rast është vërejtur se MINT ka paguar dhe regjistruar shpenzime në vlerë prej 150 mijë eurosh në kategorinë ekonomike jo adekuate.

    “Ky shpenzim për nga natyra i takon kategorisë subvencione dhe transfere, ndërsa ishte paguar/regjistruar në kategorinë mallra dhe shërbime. Kjo kishte ndodhur si pasojë e mosfunksionimit të mirë të kontrolleve të brendshme. Kompensim i punonjësve pa vijueshmëri në punë. Buxheti i shpenzuar për pagat e tyre për vitin 2021 ishte mbi 127 mijë euro, edhe pse për të njëjtit nuk ka dëshmi të vijimësisë në punë”, ka deklaruar ajo.

    “Realizimi i shpenzimeve të telefonisë në mungesë të kontratës valide. Gjatë testimit të pagesave për shpenzimet e telefonisë fikse dhe mobile ishte konstatuar se Ministria kishte realizuar pagesa në mungesë të kontratës valide. Vonesat në realizimin e punimeve. Punimet duhej të përfundonin shumë më herët, të paktën njëri në vitin 2021, por nuk ishin përfunduar as në vitin 2022, siç ishin projektet: Ndërtimi i infrastrukturës në Parkun Industrial në Budrikë- Viti, dhe ndërtimi i Inkubatorit të Biznesit në Malishevë, që duhej të përfundonte brenda 100 ditëve punë”, shtoi Bunjaku-Rexhepi.

    “Ndarja e tenderëve për punë të njëjta. Gjatë auditimit janë identifikuar se në 12 procedura të prokurimit në vlerë prej rreth 15 mijë eurove, Ministria kishte aplikuar ndarje të tenderëve për punë të njëjta, duke përdorur procedurën e kuotimit të çmimit, si dhe vlerën minimale”.

    Ligjvënësja opozitare tha se MINT nuk ka harmonizuar raportin e inventarizimit me regjistra të pasurisë.

    “Le ta kujtojmë edhe jashtë auditimit, që në kohë inflacioni të lartë, në vitin 2022, Ministria gjegjëse, për t’i mbushur hambarët e shtetit me grurë, kishte blerë 10 mijë tonë grurë, me çmime të papranueshme, me tkurrje të buxhetit për 1.7 milion euro, në emër të sekretit shtetëror. Le ta kujtojmë që Ligji për kontrollimin e cilësisë së derivateve që e specifikon që i vetmi institucion që bën kontrollin e cilësisë së derivateve, është Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, dhe Ministria ka kthyer këtë në dogana, dhe vetë Ministrja, kishte pranuar para gazetarëve se ka shkelur ligjin, por nuk ka dhënë përgjegjësi për shkeljen.Le ta kujtojmë skandalin kur zëvendësuesi i Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë, ishte favorizuar nga Ministrja, duke ia paguar studimet master në RIT Kosova dhe jo nga fondi për ngritjen e kuadrove profesionale, por me një të quajtur CERP, për të cilin projekt Qeveria ka marrë kredi për të mbështetur bizneset prodhuese”, deklaroi ajo.

    Ajo ka renditur edhe disa skandale që sipas saj, janë shkaktuar nga ministria e Tregtisë.

    ” Le ta kujtojmë skandalin e Këshilltarit të Ministres së Ekonomisë, i kishte dhënë kompetenca vetes me tepri, duke u bërë inspektor tregu në kohë pandemie.  Le ta kujtojmë skandalin dhe arsyetimin banal të Ministres, kur deklaroi se, “fëmija ishte përplasur për veturën e saj”. Le ta kujtojmë edhe lajmin kur Agjencia Kundër Korrupsionit, dorëzoi kallëzim penal kundër ministres lidhur me raportimin e pasurisë. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, nuk e zhvilloi industrinë, as ndërmarrësinë, as tregtinë”.

    Mes tjerash, Bunjaku foli edhe për rritjen e importit nga Serbia dhe për mungesën e investimeve nga ministrja Hajdari, transmeton Paparaci.

    “U rritën importet. U rritën importet nga Serbia, ku dikur ia rrotullonin kamionët sa ishin në opozitë. Nuk bëri asgjë më shumë për të avancuar tregtinë me Shqipërinë.  Ministria nuk solli as investime të mërgatës, as të huaja. Le ta përfundojmë: Ministrja duhet të jap dorëheqje. Për keqmenaxhim. Për skandale. Për shkelje ligjore. Për mungesë vizioni të zhvillimit të industrisë, ndërmarrësisë dhe tregtisë”, përfundoi ajo.

    Artikuj të ngjashëm

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.