Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Bullgaria do të dërgojë trupa shtesë në Kosovë

    21/05/2024 22:39
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Një kontingjent ushtarak bullgar u dërgua në Blagoevgrad përpara se të bashkohej me Forcën Rezervë Operacionale të Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR).

    Me vendosjen shtesë të kontingjentit në Kosovë, tani do të kemi rreth 300 trupa, që është një kontribut i rëndësishëm në operacionin në Kosovë, u tha gazetarëve shefi i Mbrojtjes Admirali Emil Eftimov para ceremonisë.

    “Forcat e Armatosura Bullgare, veçanërisht me misionin jashtë vendit, po përmbushin politikën e qeverisë për të kontribuar në stabilitetin dhe paqen në Ballkanin Perëndimor. Dua të theksoj se urdhri për aktivizimin e kontingjentit ka ardhur të premten në mbrëmje”, tha shefi i Mbrojtjes.

    “Ne jemi të përgatitur, të certifikuar dhe kam besim se do t’i përmbushin detyrat”, shtoi ai.

    I pyetur nga një gazetar se a ka mundësi të shtohet kontigjenti në Kosovë, ai tha se situata është stabile dhe kujtoi se operacioni në Kosovë ka nisur me 50 mijë trupa dhe me kalimin e viteve ky numër ka rënë në përputhje me ndryshimin e situatës. “Deri më tani, janë rreth 5000 trupa në Kosovë, që mendoj se janë të mjaftueshme për momentin dhe adekuate për situatën,” tha Admirali Eftimov. Sipas tij, situata është stabile dhe do t’i pergjigjen çdo situate, prandaj komandanti i misionit ka kërkuar që të aktivizohet kjo rezervë.

    Ushtarët, të cilët po i bashkohen operacionit të Forcave Stabilizuese të NATO-s në Kosovë, janë kryesisht nga Komanda e Brigadës së Tretë në Blagoevgrad. Kontingjenti bullgar do të kryejë detyra në mbështetje të përpjekjeve për rivendosjen dhe ruajtjen e sigurisë në Kosovë.

    Artikuj të ngjashëm

    Bullgaria reagon pasi Maqedonci foli rreth përfshirjes së këtij shteti në ‘Aleancën Ballkanike’

    Bullgaria dërgon ushtarë në Kosovë në kuadër të KFOR-it

    Bullgaria gjen 170 kilogramë kokainë të fshehur në kontejnerë me banane

    Të Fundit

    Putin ndërpret takimin për t’iu përgjigjur telefonatës së Trump: S’mund ta lë të presë, mund të ofendohet

    David Lammy, ministri i parë britanik që viziton Sirinë që nga kryengritja e vitit 2011

    Arrestohet një burrë në Pejë, tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me një grua në kafiteri

    Konfirmohen ndeshjet gjysmëfinale në Kupën e Botës për Klube, çiftet dhe orari i sfidave

    Konflikti për transportin e grurit përfundon me rrahje dhe përdorim të armës – një i arrestuar në Vushtrri

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.