Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja deklaroi se qyteti i Lipjanit e dëshmoi sonte se fitorja është e jona.
“Entuziazmi i madh në shtabet e PDK-së tregon gatishmërinë për ndryshim. Do ta bëjmë Lipjanin një qytet modern, urban dhe të jetueshëm”, shkroi ai në “Facebook”.
Postimi i plotë:
Qyteti i Lipjanit e dëshmoi sonte se fitorja është e jona!
Entuziazmi i madh në shtabet e PDK-së tregon gatishmërinë për ndryshim. Do ta bëjmë Lipjanin një qytet modern, urban dhe të jetueshëm.
Së bashku me Isakun, Egzonën, Bajramin, Adelinen, Albulenën, dhe Shyqen, jemi të vendosur që ta çojmë përpara këtë vizion dhe ta shndërrojmë Lipjanin në shembull të zhvillimit komunal.