Buja iu premton sportistëve në Lipjan: Përkrahja për klubet tuaja do të jetë prioritet i veçantë në mandatin tim

Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka përcjell stërvitjet e KF Gadimja, një klub i ri futbolli që garon në Ligën e Tretë.
Të njëjtin klub Buja e vlerësoi për energjinë e disiplinën që e karakterizon.
Pata kënaqësinë të përcjell stërvitjet e KF Gadimja, një klub i ri futbolli që garon në Ligën e Tretë, por që tashmë po dëshmon energji, disiplinë dhe pasion për sportin.
Me këtë rast Buja iu premtoi se sporti dhe përkrahja e klubeve sportive do të jenë prioritet për të në mandatin e ardhshëm.
“Në mandatin tim të ardhshëm, sporti dhe përkrahja për klubet sportive do të jenë prioritet i veçantë sepse rinia jonë meriton më shumë, ndërsa sporti është investim për shëndetin, disiplinën dhe suksesin e së ardhmes”, tha ai.

