Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    BSPK kërkon që rritja e pagave “të bazohet në kritere të qarta dhe të drejta”

    29/10/2024 19:15
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Bashkimi i Sindikatave te Pavarura te Kosoves ka ngritur shqetësime për njoftimin e sotëm të kryeministrit Albin Kurti për rritjen të gjithë shërbyesit publikë. Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, në rrjetet sociale adresoi atë që ai e cilësoi si mungesë transparence dhe qartësie në qasjen e qeverisë.

    Në deklaratën e tij, kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, ndonëse vlerësoi rëndësinë e rritjes së pagave për përmirësimin e standardit të jetesës dhe kushteve të punës për të punësuarit, shprehu rezerva për mënyrën se si Qeveria ka prezantuar rritjen e pagave, duke kërkuar që çdo rritje page “të bazohet në kritere të qarta dhe të drejta, që reflektojnë realitetin ekonomik dhe nevojat e punonjësve.”

    “Sot, pas deklaratës së Kryeministrit të Kosovës përkitazi me rritjen e pagave për disa kategori të punonjësve, ndjehem i detyruar të shpreh shqetësimin tim si kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës. Edhe pse rritja e pagave është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e kushteve të punës dhe jetesës së punonjësve, është thelbësore që ky proces të jetë transparent dhe i bazuar në ligj.” – tha ai.

    “Si përfaqësues i sindikatave, kërkoj që çdo rritje page të bazohet në kritere të qarta dhe të drejta, që reflektojnë realitetin ekonomik dhe nevojat e punonjësve. Është e domosdoshme që procesi të jetë gjithëpërfshirës, duke përfshirë përfaqësuesit e sindikatave në diskutimet për vendime të tilla, në mënyrë që të sigurojmë që çdo punonjës të ndihet i vlerësuar dhe i respektuar.” – tha ai më tej.

    Artikuj të ngjashëm

    BSPK-ja thotë se kërkesat e SBAShK-ut janë të drejta dhe legjitime

    BSPK i reagon Komisionit për Buxhet: Jemi të shqetësuar nga shpërfillja e Qeverisë së Kosovës

    BSPK u bën thirrje autoriteteve kompetente ta rrisin sigurinë në vendin e punës

    Të Fundit

    Një burrë dërgohet pa shenja jete në spitalin e Pejës

    Zjarret e mëdha, gjysma e Istogut mbesin pa rrymë

    Osmani takohet me ambasadorin francez, flasin për bllokadën në Kuvend

    Gucati: Kurti, Hashimin e Kadrinë i ka fobi, edhe në ëndërr i sheh

    I trafikonin vajzat e mitura seksualisht për 50 deri në 400 euro: Aktakuzë ndaj dy të dyshuarve në Ferizaj

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.