Brugge dhe Atalanta luajnë sonte në kuadër të 1/16 së finales së Ligës së Kampionëve.
Të dyja klubet nuk janë takuar kurrë më parë me njëra-tjetrën dhe kjo lë shumë hamendje se si mund të kryhet përballja e parë mes tyre.
Në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, gjiganti belg ka ngecur me rezultate, duke shënuar vetëm një fitore, si dhe duke i regjistruar dy humbje e dy barazime.
Në anën tjetër, Atalanta numëron dy fitore, dy barazime dhe një humbje në pesë përballjet e fundit.
Ndeshja mes tyre transmetohet LIVE në platformën më të madhe në vend, Art Motion, në Sport 2.