sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Britania, vendi më i hapur në Europë/ Heq kufizimet nga 19 korriku, ka vaksinuar 85.7% të të rriturve

    04/07/2021 16:50
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministri i ri i Shëndetësisë në Britani, i cili zëvendësojë Mat Hancook, që u përshi në një skandal seksual para një jave, ka deklaruar për ‘The Mail on Sunday’ se mënyrë më e mirë për të mbrojtur shëndetin e britanikëve është heqja e kufizimeve të Covidit, që ende janë në fuqi.

    ‘Argumenti ekonomik për hapjen e vendit tashmë dihet, por për mua argumentet shëndetësore janë po aq urgjente”. Sajid Javid, paralajmëroi hapjen e plotë të Britanisë me 19 korrik, duke deklaruar se heqja e kufizimeve ndaj Covidit ‘do e bëjë Britaninë vendin më të hapur në Evropë’.

    Nga 19 korriku, britanikët e vaksinuar me dy doza do jenë në gjendje të udhëtojnë drejt vendeve të listës së verdhë, pra në gjithë vendet e Evropës pa qenë nevoja të karantinohen në kthim për dhjetë ditë, siç është momentalisht.

    Mbajtja e maskave do të jetë mbi baza vullnetare, përfshi edhe transportin public me përjashtim të spitaleve dhe qendrave shëndetësore.

    Ata që i kanë bërë të dyja dozat e vaksinës nuk do u kërkohet të bëjnë me tamponet e Covidit edhe nëse ata kanë qenë në kontatkt me ndonjë person që është me virus, por tamponët do jenë të disponueshëm, nëse ata do duan ti bëjnë ato.

    Ndërkohë, shkollat nuk do të mbyllen edhe nëse ndonjë fëmijë do rezultojë i infektuar me Covid. Sakaq, restorantet, pabet dhe dyqanet nuk do u kërkojnë më klientëve të ofrojnë të dhënat e tyre personale dhe të regjistrohen kur i frekuentojnë ato.

    Qeveria britanike do i shqyrtoj masat javën e ardhshme dhe mendohet se me 12 korrik, një dite pas Finales se Uemblit, ato do bëhen publike. Britania është nder vendet e para ne bote me programin e saj te vaksinimit, ku 85.7 per qind e te rriturve kane bere dozen e pare te vaksinave, ndërsa 63.4 i kane bere te dyja dozat e vaksinës.

    Britania ashtu si edhe e tere bota, do duhet te mësohen se si te jetojnë me covidin këtej e tutje. Dalja përfundimtare e Britanisë nga pandemia është një lajm shume i mire per shqiptaret e Britanisë qe do kenë bërë te dyja vaksinat e covidit deri me 19 korrik.

    Nese per britaniket dhe suksesin e tyre ne futboll slogani është, “football is coming home”, per shqiptaret jo te paket te Britanisë heqja e kufizimeve pas 18 muajsh deprivimi lirish, shume mire do kishte per hymn “we are going home”.

    Artikuj të ngjashëm

    Hoti: Kurrë s’kemi qenë në pozitë kaq të pafavorshme në marrëdhëniet me ShBA-në

    Qytetarët kundër blerjes së produkteve serbe, kërkojnë largimin e tyre nga tregu

    Nushi: Shifrat e publikuara nga Qeveria për rritjen e pagave në sektorin publik janë mashtrim

    Të Fundit

    Hoti: Kurrë s’kemi qenë në pozitë kaq të pafavorshme në marrëdhëniet me ShBA-në

    Qytetarët kundër blerjes së produkteve serbe, kërkojnë largimin e tyre nga tregu

    Nushi: Shifrat e publikuara nga Qeveria për rritjen e pagave në sektorin publik janë mashtrim

    Zjarrfikësit e Prishtinës, të pakënaqur me koeficientin e ri të pagave

    Imamoviq që takoi sot Kurtin: U përpoqëm të takohemi edhe me Vuçiqin, ishte e pasuksesshme

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.