Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Brenda tre ditësh humbi tre të rinj, komuna e Vitisë shpall të mërkurën Ditë Zie

    10/06/2025 21:14
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Komuna e Vitisë ka shpallur një ditë zie më 11 qershor 2025, në nderim të tre të rinjve që humbën jetën tragjikisht.

    Gjatë kësaj dite, flamujt do të ulen në gjysmështizë dhe do të pezullohen të gjitha aktivitetet kulturore, sportive e festive, transmeton klankosova.tv.

    Kryetari i Komunës, Sokol Haliti, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave.

    ”Të nderuar qytetarë të Komunës së Vitisë,
    Me pikëllim të thellë dhe zemër të rënduar ju njoftoj se këto ditë, komuna jonë është tronditur nga tri humbje të mëdha. Brenda vetëm tre ditësh, kemi humbur tre të rinj vitias – bij e bija të kësaj toke, që u ndanë nga jeta në mënyrë të parakohshme dhe tragjike.
    Kjo dhimbje është e papërshkrueshme dhe ka prekur thellë secilin prej nesh. Në nderim të jetës së tyre dhe për të shprehur solidaritetin e institucioneve dhe të gjithë qytetarëve me familjet që po përballen me këtë dhembje të madhe, shpall të mërkurën, 11.06.2025 DITË ZIE në Komunën e Vitisë.
    Gjatë kësaj dite:
    • Flamujt në të gjitha institucionet komunale do të ulen në gjysmështizë;
    • Aktivitetet kulturore, sportive dhe festive do të pezullohen;
    • Institucionet dhe qytetarët do të nderojnë kujtimin e të rinjve tanë me heshtje dhe respekt të thellë.
    I ftoj të gjithë qytetarët e Vitisë të bashkohen në këtë ditë zie, për të nderuar kujtimin e të ndjerëve dhe për të qëndruar pranë familjeve të tyre, duke ndarë dhembjen me solidaritet dhe dashuri njerëzore.
    Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të prekura. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen dhe i pastë të ndjerët në mëshirën e Tij.
    Me respekt dhe dhembje të thellë”.

    Artikuj të ngjashëm

    Kryetari i Vitisë uron Fitër Bajramin: Le të jenë këto festa gjithmonë simbol i bashkëjetesës dhe mirëkuptimit

    Haliti: S’ka ndodhë kurrë një ndarje e tillë buxhetore, ka komuna që mund të bankrotojnë në 2024

    Nuk u sigurua transporti, 15 nxënës të fshatit Letnicë të Vitisë e ndërprejnë mësimin

    Të Fundit

    Yll Limani shfaq muskujt, po çmend vajzat në bregdet

    Irani thotë se vala e fundit e sulmeve kundër Izraelit do të vazhdojë deri në agim

    Chelsea e nis me fitore rrugëtimin në Botërorin e Klubeve, mposht Los Angeles FC

    Irani i kërkon ndihmë Këshillit të Sigurimit të OKB-së për sulmet e Izraelit ndaj objekteve bërthamore

    Presidentja Osmani ia vazhdon mandatin teknik misionit të EULEX në Kosovë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.