Sot kanë filluar punimet për rregullimin e rrugës ‘Xheladin Rekaliu’’ në Prishtinë.
Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari Alban Zogaj përmes një postimi në Facebook.
Rruga nga Bregu i Diellit që kalon skaj konvikteve do të jetë së shpejti me katër korsi.
“Rruga me 4 korsi ka qenë e dëmtuar, dhe kërkesë e vazhdueshme e banorëve të Bregut të Diellit! Pas 90 ditësh do të kemi pamje tjetër” thuhet në njoftim./Demos/