sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Brenda 24 orëve të fundit, vetëm 569 qytetarë vaksinohen kundër COVID-19 në Kosovë

    05/07/2021 13:11
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Edhe më tej po vazhdon vaksinimi i qytetarëve kundër COVID-19 në Kosovë. Megjithatë, numër më i vogël i të vaksinuarve është parë gjatë vikendit.

    Në 24 orët e fundit në Kosovë janë vaksinuar 569 persona kundër COVID-19.

    Ndonëse ka filluar realizimi i Planit për Vaksinim Masiv në Kosovë, numër i vogël i qytetarëve po arrijnë të vaksinohen gjatë ditëve të vikendit.

    Ndërsa, ka pasur kritika që edhe gjatë ditëve tjera, numri i të vaksinuarve nuk ka qenë i madh.

    Përndryshe, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se deri tani në Kosovë 206 mijë e 443 persona janë vaksinuar kundër COVID-19.

    49 mijë e 616 persona kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

    “Në 24 orët e fundit janë dhënë 569 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 206.443 doza të vaksinës. Deri më sot 49.616 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.105 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

    Kujtojmë që vazhdon edhe më tej të qëndroj larg shteteve tjera sa i përket vaksinimit të popullsisë.

    Artikuj të ngjashëm

    9 raste të reja me COVID-19

    ​MSH siguron 85 mijë doza të vaksinës kundër gripit sezonal

    Ky është mërgimtari që pretendon se është kosovari i parë që mori vaksinën anti-covid

    Të Fundit

    Pagat e ushtarakëve, a janë të mjaftueshme për mbrojtësit e shtetit?

    Kusari-Lila: Të gjithë duke kursyer nga pak në përditshmërinë tonë, bashkë bëjmë diferencën e madhe

    “Shkurtimi” i rrugës me emrin “Ibrahim Rugova” në Tiranë, ngjall reagime në Shqipëri

    Nxënësit do kenë 9 muaj mësim e vetëm një javë pushim, ankohet Këshilli i Prindërve

    Burri i saj u arrestua ditë më parë nga Policia e Kosovës, Arta Bajrami poston sonte foto me të

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.