Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Magazina

    Bregoviq thoshte që Nënë Tereza është rome

    08/08/2021 09:43
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ardhja e këngëtarit serb Goran Bregoviq me rastin e festës së birrës në Korçë po vazhdon të kundërshtohet.

    Madje sot në Korçë është thirrur edhe protestë për t’ia anuluar pjesëmarrjen Bregoviqit në festival.

    Por, nga Bashkia e Korçës kanë thënë se nuk do ta anulojnë ftesën ndaj këngëtarit serb, edhe përkundër reagimeve.Këngëtari serb Bregoviq ishte kthyer në frymëzuesin e miteve serbe, frymëzuesin e masakrave në Kosovë, sidomos me këngën “Kallashnikov”.

    Si dhe në biografinë e tij e mohon edhe prejardhjen shqiptare të Nënë Terezës.Në biografinë e tij, teksa flet për muzikën thotë se të gjithë janë të impresionuar nga ciganët, të cilët lanë gjurmë në gjithë botën, duke përmendur këtu edhe Nënë Terezën.

    “Të gjithë janë të impresionuar nga ciganët – qofshin ata ciganë të panjohur në cepin tuaj të rrugës, apo quhen Charlie Chaplin, Nënë Tereza, Elvis Presley ose Django Reinhardt, të cilët lanë gjurmë në kulturën popullore në të gjithë botën ”, thuhet ndër të tjera në biografinë e këngëtarit serb.

    Shumë artistë shquiptarë po bëjnë thirrje për ta anuluar ardhjen e Bregoviqit në Korçë, teksa Capital T e Dafina Zeqiri tashmë kanë anuluar prezencen e tyre në këtë festë.

    Sidoqoftë, nuk është hera e parë që këngëtari do të shfaqet para publikut në Shqipëri.

    Ai mbajti koncert të madh në Tiranë në vitin 2014, ku edhe u vlerësua me çmimin “Çelësi i Tiranës” në atë kohë nga Edi Rama i cili ishte kryetar i bashkisë.

    Artikuj të ngjashëm

    LVV në Shqipëri mohon hedhjen e gazit lotësjellës në koncertin e Bregoviqit

    Tifozat Kuq e Zi: Po përballemi me represion psikologjik nga autoritetet policore në Shqipëri

    Tifozat Kuq e Zi organizohen për ta bojkotuar Bregoviqin në Korçë

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.