Banka Qendrore e Kosovës ka dalë me njoftim mbi rishpalljen e konkursit për anëtarë të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, shkruan GazetaDemos.
Sipas njoftimit, kërkohen 5 anëtarë profesionalë, 1 anëtar përfaqësues të punonjësve dhe 1 anëtar përfaqësues të punëdhënësve.
Derisa konkursi do të jetë i hapur deri më 5 maj të këtij viti.
Njoftmi i plotë:
Kumtesë për shtyp
Komisioni për përzgjedhje të kandidatëve për anëtarë të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) njofton se është rishpallur konkursi për 5 anëtarë profesionalë, 1 anëtar përfaqësues të punonjësve dhe 1 anëtar përfaqësues të punëdhënësve.
Informacionet e plota për këtë konkurs mund të gjenden në faqen e internetit të FKPK-së:
Konkursi është i hapur deri më 5 maj 2023, ora 16:00.