Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    BQK: Konfirmohet qëndrueshmëria dhe stabiliteti financiar i Kosovës

    12/08/2025 22:56
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka publikuar edicionin e 21-të të “Raportit të Stabilitetit Financiar”, i cili paraqet një vlerësim të detajuar dhe të bazuar mbi zhvillimet më të fundit në sistemin financiar të vendit, sfidat me të cilat përballet si dhe perspektivat për periudhën e ardhshme.

    Raporti konfirmon qëndrueshmërinë dhe stabilitetin e sistemit financiar të Kosovës, mbikëqyrjen prudente rregullative dhe praktikat efektive të menaxhimit të rrezikut. Megjithatë, këto arritje mbeten të ekspozuara ndaj pasigurive ekonomike globale, duke kërkuar një vëmendje të vazhdueshme.

    Përmes një njoftimi për medie BQK bën të ditur se ekonomia e Kosovës u rrit me 4.4% në vitin 2024, e mbështetur nga konsumi privat, investimet dhe eksportet, derisa, sipas saj, norma vjetore e inflacionit zbriti në nivelin prej 1.6 %, kryesisht si rezultat i uljes së çmimeve të ushqimeve dhe mallrave të importuara, ndërkaq, për vitin 2025, BQK parashikon një rritje ekonomike prej 4.1% dhe një normë mesatare të inflacionit prej 3.3%, të nxitur kryesisht nga konsumi privat dhe investimet.

    “Sektori fiskal shënoi performancë të qëndrueshme, me deficit minimal dhe ulje të raportit të borxhit publik ndaj BPV-së. Megjithatë, thellimi i deficitit të llogarisë rrjedhëse, si dhe trendet e remitancave dhe të investimeve të huaja direkte mbeten sfida strukturore që kërkojnë vëmendje dhe monitorim të shtuar. Sistemi financiar i Kosovës vazhdoi zgjerimin në vitin 2024, duke përforcuar rolin e tij në mbështetje të ekonomisë vendore. Sektori bankar shënoi rritje të shpejtë të kreditimit prej 18.3%, e nxitur nga kërkesa e lartë për financim nga ekonomitë familjare dhe bizneset, si dhe nga përmirësimi i kushteve kreditore”, thuhet në njoftim.

    Sikurse parashihet me kornizën ligjore dhe rregullative të BQK-së, sektori bankar është i qëndueshëm ndaj goditjeve makroekonomike dhe financiare, si rezultat i kapitalizimit dhe likuditetit adekuat.

    “Politika makroprudenciale e BQK-së mbetet një instrument i rëndësishëm, i orientuar në ruajtjen e qëndrueshmërisë së sistemit financiar ndaj goditjeve të brendshme dhe të jashtme. BQK do të vazhdojë të ndjekë nga afër zhvillimet ekonomike dhe financiare, duke ndërmarrë masat e nevojshme për ruajtjen e stabilitetit financiar dhe mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të vendit”, thuhet në njoftim.

    Artikuj të ngjashëm

    “Operonte pa licencë në Kosovë”, BQK konfirmon mbylljen e kompanisë së sigurimeve “Dunav Osiguranje” në veri

    Guvernatori i BQK-së paralajmëron rënien e normave të interesit të kredive gjatë 2025-ës

    Dështon mbledhja e Komisionit për Buxhet, në rend dite ishin raportet vjetore të Trustit e BQK-së

    Të Fundit

    Tahiri numëron problemet në Kosovë: Shteti në pushim, qytetarët në hall – kryeministrit i konvenon

    Juristët: Kriza parlamentare po çon Kosovën drejt zgjedhjeve të reja

    Plagoset në aksident ish-kryetari legjendar i New York-ut, mbështetësi i çlirimit të Kosovës

    Tre të lënduar nga një konflikt mes dy grupeve në Korçë

    Ukraina po planifikon sulme të reja thellë brenda Rusisë – thotë Zelensky

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.