sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Boshatiset Kotlina e Kaçanikut, mbyllet shkolla e fshatit

    20/11/2023 08:19
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Fshatit Kotlinë, përpos disa banorëve, këtë vit i kanë munguar edhe fëmijët. Shkolla e vetme në këtë pjesë të Kaçanikut është mbyllur pasi në të kanë mbetur vetëm tre nxënës.

    Nga Drejtoria e Arsimit në këtë komunë i kanë treguar televizionit se fëmijëve të mbetur u është mundësuar transporti në shkollat e rrethinës, ndërsa nuk kanë përjashtuar mundësinë e mbylljes së shkollave të tjera.

    Tash do duhej që muret të kumbonin nga përgatitjet për festat e nëntorit.

    Por, brenda tyre tanimë gjenden vetëm ato që fëmijët e kësaj shkolle i lanë pas.

    Numri i vogël i nxënësve ka bërë që shkollës “Naim Frashëri” në Kotlinë të Kaçanikut t’i vihet dryri.

    “Në Kotlinë ka pasur mbi 200 nxënës në kohën kur unë kam qenë nxënës. Klasa ime ka pasur mbi 30 nxënës ndërsa kur kam fillu si mësues klasa me më shumë nxënës ka qenë 18. Me kalimin e kohës ka filluar rënia e numrit të tyre dhe vitin e fundit 2022-23, shkolla mbeti vetëm me 16 nxënës”, ka deklaruar Nezir Kuqi, ish-drejtor i shkollës.

    Në fillimin e këtij viti shkollor, shkolla mbeti vetëm me 3 nxënës.

    Fshati humbi shumë banorë gjatë luftës e gjallërinë që ia jepte shkolla tanimë nuk e ka.

    “Me mbylljen e shkollës gjallëria përfundoi në këtë vend. Tani edhe njerzit kur vinë për vizitë, çdo gjë është e vdekur, s’ka më gjallëri. Është diçka e vështirë ta përshkruash se si ndjehesh, një zbrastirë në vetvete”, vijon ai.

    Në Kotlinë tani jetojnë vetëm tre familje. Televizioni i ka vizituar shtëpitë e tyre, por të premten ato ishin bosh.

    Nga Drejtoria e Arsimit në Kaçanik i kanë treguar Dukagjinit se fëmijëve të mbetur u është mundësuar transporti në shkolla të tjera në afërsi.

    “Prindërit janë pajtuar që fëmijët e tyre të shkojnë në Kovaçec dhe e bëjnë bartjen e tyre tash për tash me veturë të komunës”, ka deklaruar Zahir Doda, Drejtor i DKA-së në Kaçanik.

    Për të njëjtën arsye, vitin e ardhshëm pritet të mbyllen edhe shkolla të tjera në fshatrat e Kaçanikut.

    Artikuj të ngjashëm

    Deri në gjashtë orë pritje për shërbime specialistike në ambulancat e QKUK-së

    Pesë zakone të dëmshme të dimrit që mund të shkaktojnë kapsllëk

    Dështimi në PISA, Rrahman Jasharaj fajëson Qeverinë: Nagavci duhet t’i lë inatet

    Të Fundit

    Deri në gjashtë orë pritje për shërbime specialistike në ambulancat e QKUK-së

    Pesë zakone të dëmshme të dimrit që mund të shkaktojnë kapsllëk

    Dështimi në PISA, Rrahman Jasharaj fajëson Qeverinë: Nagavci duhet t’i lë inatet

    Vazhdon problemi me 2 eurot, kapen 245 copë në Graçanicë

    Kryeshefi i Termokos: Vitin e ardhshëm do të bëjmë planifikimin për zgjerimin e rrjetit në gjithë Prishtinën

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.