BallinaLajme

Bosch: NATO nuk bashkëpunon me organizata kriminale

Ish-ambasadori holandez në Kosovë Robert Bosch, i është drejtuar pjesëmarrësve në protestën kundër padrejtësive ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Bosch kujtoi kohën kur shërbeu në Kosovë, pikërisht edhe kur u formua Gjykata Speciale.

Ai foli rreth një bisede që pati asokohe me ish-kryeministrin Hashim Thaçi.

Bosch i kujtohet t’i ketë thënë Thaçit se nuk duhet të jetë i shqetësuar.

“Sepse unë i thashë se nëse do të jetë një gjykatë e drejtë t’i do të lirohesh, për shkak se nuk ka prova”, deklaroi Bosch para pjesëmarrësve.

Në fund ai e përmbylli fjalimin e tij due thënë se NATO nuk bashkëpunon me organizata kriminale

Back to top button