sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Borrell: Takimi i 18 marsit do të jetë ndryshe

    16/03/2023 10:51
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka shkruar pak ditë para takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, më 18 mars, në Ohër.

    Borrell ka thënë se është koha që palët të marrin përgjegjësi për të arritur sukses në dialog.

    “Është koha për liderët e Kosovës dhe Serbisë dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor to tregojnë kurajo dhe të demonstrojnë përgjegjësitë për të pasur sukses në regjin dhe pranimit në Bashkimin Evropian”, ka thënë Borrell.

    “Këtë të shtunë, do të thërras një takim të nivelit të lartë të Dialogut Beograd-Prishtinë. Kjo kohë është ndryshe nga takimet e mëparshme. Jo vetëm sepse do të takoj Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në rajon, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në vend që të takohem në sallat e njohura të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm në Bruksel. Por edhe sepse diskutimin tonë do ta fokusojmë në Aneksin e Zbatimit të Marrëveshjes së fundit të BE-së që do të rezultojë në normalizimin e gjerë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Të dyja së bashku, në thelb, do të rezultojnë në normalizimin e jetës së njerëzve në rajon dhe do të hapin rrugën përkatëse të Kosovës dhe Serbisë drejt anëtarësimit në BE”, ka thënë mes tjerash Borrell.

    “Ballkani Perëndimor është i ndryshëm nga çdo rajon tjetër në fqinjësinë e afërt të BE-së. Këtë e kuptova edhe para se të bëhesha Përfaqësues i Lartë/Zëvendëspresident i BE-së në dhjetor 2019”, ka deklaruar ndër tjerash Borrell.

    Më 18 mars në Ohër do të takohet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti Sserb, Aleksandër Vuçiq, parashihet që të nënshkruhet një marrëveshje bazë, poqë Serbia nuk e ka pranuar atë marrëveshje, ndërkaq kryeministri Kurti ka thënë se “ishte i gatshëm ta nënshkruante edhe në datën 27 shkurt, në Bruksel”. 

    Artikuj të ngjashëm

    Borrell: Kina nuk mund të ndërmjetësojë mes Ukrainës dhe Rusisë

    Dalin pamjet nga takimi i Kurtit me Borell dhe Lajçak

    Nis takimi i Kurtit me ndërmjetësuesit evropianë

    Të Fundit

    Krasniqi: Marrëveshja Kurti – Vuçiq i avancon pretendimet e Serbisë dhe të Kishës Serbe ndaj Kosovës

    Digjen dy vetura në Lakrishtë të Prishtinës (VIDEO)

    Olta largohet papritur nga shtëpia e Big Brother

    Festivali i Dritave shndërron Sofjen në një galeri të madhe arti

    Haradinaj: Jam ushtari më i plagosur në Dukagjin, i kam 18 plagë në trup

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.