Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Borrell: Kurti kërkoi që Radoiçiq t’i dorëzohet organeve të drejtësisë në Kosovë

    26/06/2024 19:37
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka thënë se sot Kosova nuk dashti të mbajë takim trepalësh në Bruksel.

    Ai në një konferencë për media pas takimeve me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, theksoi se Kurti kërkoi që Milan Radoiçiq dhe grupi i tij t’iu dorëzohen organeve të drejtësisë në Kosovë.

    “Diskutimet ishin siç pritej të vështira, siç kanë qenë gjithmonë. Në fund nuk pati një takim trilateral, Kosova nuk ishte e gatshme për këtë, Kosova nuk dëshironte të mbante këtë takim trepalësh, Serbia ishte gatshme ta bënte këtë”.

    “Asnjë progres për normalizim nuk mund të arrihej sot, kryeministri Kurti paraqiti tri kushte që të vazhdohet tutje në dialog për normalizim. Citoj së pari: ‘Formalizimi i marrëveshjeve bazike duhet të nënshkruhen nga shefat përkatëse të qeverive, tërheqja e letrës së rezervimit nga ish kryeministri i Serbisë, e datë s13 dhjetor 2023, ata po flasin për gjërat që kanë ndodhur gjashtë muaj më parë. Dorëzimi i Radoiçiti dhe grupit të tij paramilitar tek organet kosovare”, ka thënë Borrell.

    Në një konferencë për media pas takimeve që pati me liderët e Kosovës dhe Serbisë, ai theksoi se është punuar shumë në procesin e dialogut dhe se është vendosur në binar.

    “Nuk ka qenë një periudhë shumë e mirë kemi punuar në kontekste të ndërlikuara gjeo-politike. E kemi pasë në Banjskë sulmin që mbeti i vrarë një zyrtar policor i Kosovës, kjo ishte një moment i rrezikshëm”, ka thënë Borrell.

    Borrell ka përmendur edhe Marrëveshjen e Ohrit të cilën e quan historike.

    “Vitin e kaluar e kemi arritur një marrëveshje historike, atë të Ohrit. Tani e dimë se çfarë jemi pajtuar të bëjmë, fatkeqësisht një vit më vonë tani marrëveshja mbetet e pazbatuar, kjo pas dakordimit për të. Të dyja palët janë përgjegjëse për atë se çka kanë pranuar të bëjnë”, ka pohuar Borrell.

    Ai ka shtuar se ka ende goxha punë për t’u bërë në aspektin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

    “Nuk dua të harroj se procesi i normalizimit mund të përparoj shpejtë nëse të dyja palët dakordohen. Këtu kemi të bëjmë me normalizim të marrëdhënieve mes tyre, unë, ne dhe ShBA-ja nuk mund të dëshirojmë procesin e normalizimit më shumë se Kosova dhe Serbia, ato duhet të normalizojnë marrëdhëniet mes tyre, u takon atyre”.

    Artikuj të ngjashëm

    Deklarohet Borrell: Kurti nuk ishte i gatshëm dhe s’donte takim trilateral

    Borrelli pritet që javën e ardhshme ta dorëzojë raportin për masat ndaj Kosovës

    Joseph në drekë lamtumire me Escobarin: Largimi i tij dhe i Lajçak lë boshllëk në Ballkan në një kohë të pasigurt

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.