Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, tha se Evropa nuk mund të zëvendësojë mbështetjen e ShBA-së për Ukrainën.
Faktin që Uashingtoni mund të ndërpresë mbështetjen për Kievin, Borelli e cilëson si lajm jo të mirë.
Ndërsa ai shtoi se shpreson se ky nuk do të jetë pozicioni përfundimtar, raporton Aljazeera.com, transmeton Klankosova.tv.
“Ukraina ka nevojë për mbështetjen e Bashkimit Evropian, por edhe mbështetjen e ShBA-së. A mund ta mbushë Evropa boshllëkun e lënë nga ShBA-ja? Epo, sigurisht që Evropa nuk mund të zëvendësojë ShBA-në”, tha Borrelli.