LajmeNdërkombëtare

Boris Johnson: Nëse Trumpi e do Nobelin e Paqes, duhet të bëjë më shumë presion te Putini

Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ka folur në “Economist Metropolitan Summit” në Selanik për një sërë çështjesh, duke filluar nga marrëdhëniet me Greqinë e deri te politika botërore.

Në lidhje me frontin ukrainas, ai vlerëson se thyerja e ngërçit “do të marrë më shumë kohë, pasi ne nuk po bëjmë mjaftueshëm për këtë”.

Ndërkaq, Johnson tha se nëse Trumpi e do Nobelin e Paqes, duhet t’i bëjë më shumë presion presidentit rus, Vladimir Putin.

“Trumpi bëri mirë që vendosi sanksione ndaj Indisë. Ne në Evropë, pse nuk i kemi përdorur 300 miliardët nga asetet ruse? Më duket e bezdisshme që evropianët ankohen vazhdimisht për Trumpin. Por e gjej gjithashtu të neveritshme që amerikanët e trajtuan Putinin sikur të ishte më superior se Zelensky. Nëse Trumpi e do Çmimin Nobel për Paqe, ai do të duhet ta rrisë presionin ndaj Putinit”, potencoi Johnson në fjalën e tij në këtë samit.

Ndër të tjera, Johnson tha se i kishte sqaruar kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, qëndrimin britanik për rikthimin e skulpturave të Parthenonit, duke theksuar se një veprim i tillë do të krijonte precedent të rrezikshëm për Muzeun Britanik.

Megjithatë, ai kritikoi kryeministrin Rishi Sunak për mospranimin e Mitsotakisit në Londër.

Johnson u shpreh i vendosur se nuk është penduar asnjëherë për Brexit-in.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button