Sot do të mbajë mot më i ftohtë, me erë, intervale më të gjata me diell por edhe vransira kohëpaskohe, derisa viseve malore mund të ketë edhe ndonjë rrebesh bore, sipas “Mendimi për motin”.
Fjolla bore mund të bien edhe nga rrafshi i Kosovës duke shkuar nga mbrëmja me rënie të temperaturave.
“Gjatë natës vransirat mbeten mbi vend, aty këtu edhe vazhdojnë reshje lokale shiu, apo edhe bore në vise kodrinoro-malore mbi 700 e 800m lartësi mbidetare. Ditën e shtunë do të mbajë mot më i ftohtë, me erë, intervale më të gjata me diell por edhe vransira kohëpaskohe. Viseve malore mund të ketë edhe ndonjë rrebesh bore. Fjolla bore mund të bien edhe nga rrafshi i Kosovës duke shkuar nga mbrëmja me rënie të temperaturave. Minimalet zbresin edhe deri në 1C e 3C, ndërsa ato maksimale luhaten ndërmjet 5C e 8C. Era do të fryjë e fuqishme nga veriu e veriperëndimi, me hove deri në 20m/s (70km/h). Intervale më të gjata me diell parashihen për ditën e diel dhe të hënë. Temperaturat shënojnë rritje edhe deri në 12C e 13C të hënën. Vransirat dhe të reshura të shumta shiu rkthehen nga dita e martë”, thuhet në njoftim.