sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Bordet e ndërmarrjeve publike janë politike”, kërkohet nga qeveria të emërojë anëtarë të paanshëm

    08/07/2021 08:45
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sot Instituti Demokratik (KDI) ka publikuar hulumtimin “Bordet Politike”, ku ndër tjera ka analizuar Bordet të cilat udhëhoqën me ndërmarrjet publike qendrore gjatë vitit 2020.

    Sipas KDI’së, gjetjet e raportit tregojnë për shkelje të Ligjit për Ndërmarrje Publike nga të gjitha Qeveritë e Kosovës.

    KDI kërkon nga Qeveria e Kosovës që gjatë procesit të zgjedhjes apo emërimit të anëtarëve të bordeve të ndërmarrjeve publike, të vendos në bazë të kriterit të profesionalizmit, integritetit dhe paanësisë politike.

    Njoftimi i plotë:

    Gjetjet e raportit tregojnë për shkelje të Ligjit pët Ndërmarrje Publike nga të gjitha Qeveritë e Kosovës, në kurriz të pavarësisë “politike” të bordeve, përkundër obligimeve ligjore që kërkojnë që anëtarët e Bordeve të përzgjedhen ose emërohen në bazë të kriterit të profesionalizimit, integritetit dhe pavarësisë politike.

    Praktika tregon shumë raste kur kandidatë të subjekteve politike për deputetë të Kuvendit të Kosovës ose kryetarë komunash që nuk kanë arritur të marrin vota të mjaftueshme për t’u zgjedhur në zgjedhjet e viteve të fundit, janë përzgjedhur si drejtorë të bordeve të ndërmarrjeve publike.

    Analiza tregon edhe për shkelje tjera që lidhen me përbërjen gjinore të bordeve. Shumica e bordeve dominohen nga burrat, edhepse ligji kërkon përfaqësim në masën 50/50. Në praktikë, në vetëm katër nga shtatë Bordet e Ndërmarrjeve publike qëndrore (Trepça, Posta e Kosovës, Infrakos, Ibër-Lepenci, Trainkos dhe Kompania për menaxhimin e mbeturinave) ka përfaqësim të grave.  Edhe sa i përket deklarimit të pasurisë nga anëtarët e Bordeve, gjatë vitit 2020,  anëtarët e dy nga shtatë bordeve, fare nuk kanë deklaruar pasurinë e tyre.

    KDI kërkon nga Qeveria e Kosovës që gjatë procesit të zgjedhjes apo emërimit të anëtarevë të bordeve të ndërmarrjeve publike, të vendos në bazë të kriterit të profesionalizmit, integritetit dhe paanësisë politike, duke qenë se ndërmarrjet publike, përmes shërbimeve të tyre prekin drejtpërdrejtë jetën e qytetarëve dhe interesin e gjerë shoqëror.

    Artikuj të ngjashëm

    KDI: Kosova shënon përmirësim në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit

    KDI: Qeveria duhet të jetë më transparente për dialogun, me qytetarët

    KDI: Partia në pushtet vazhdon sulmin ndaj opozitës, thua se ata janë duke qeverisur

    Të Fundit

    Prokuroria kërkon vazhdimin e masës së paraburgimit për “Kobrën” dhe pesë të tjerët

    Kurti për zgjedhjet e reja: Serbia s’mund të vendosë për Kosovën

    Deliu-Kodra për vlerën e koeficientit: Koeficient për rritje të varfërisë

    Kryetari i BSPK-së: Vlerësimin për koeficientin e japim pas takimit me federatat sindikale

    E tmerrshme: Sulmohet seksualisht një 12-vjeçare në Gjakovë

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.