Prezantuesja, Bora Zemani është një prej figurave më të dashura tani për ekranin.
Ajo krahas një karriere të suksesshme në televizion është një personazh mjaft i ndjekur edhe në rrjetet sociale.
Në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, Bora aktualisht numër një milion ndjekës, aty ku së fundmi ka zhvilluar një pyetësor me fansat e saj.
Në njërën prej tyre, është pyetur nëse ka kaluar ndonjëherë sulme të ankthit dhe panikut.
Bora e pranoi që ka kaluar në probleme të tilla dhe tha se ndihet mirë që tashmë flitet hapur për shëndetin mendor.
Ajo tutje tha se nuk është turp të vuash nga ankthi apo depresioni dhe as të kërkohet ndihmë për probleme të tilla.