Karlo Ançeloti ka vendosur që të lërë Kilian Mbape jashtë formacionit titullar për finalen e Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës që luhet sonte në Sevilje.
Lajmi i bujshëm vjen nga “Marca” e cila ka mësuar nga burime pranë klubit madrilen, se francezi nuk cilësohet në gjendjen e tij më të mirë fizike pas problemeve të fundit në ndeshjen ndaj Arsenalit.
Për këtë arsye, meqë ai nuk cilësohet në 100%, Ançeloti ka vendosur që të mos rrezikojë me një futbollist jo në formën optimale, ndaj nuk do të ketë vend për të mes titullarëve, duke bërë edhe më të kufizuara zgjedhjet e tij. Mbape do të ulet gjithsesi në stolin e rezervave dhe pritet që të luajë një rol në pjesën e dytë, si zëvendësues, në varësi të situatave që krijohen ndaj katalanasve