Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Bojan Jevtiq dyshohet se u rekrutua nga shërbimi sekret serb dhe i çoi te BIA dokumentet konfidenciale të Policisë së Kosovës

    18/07/2025 13:35
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës i ka kërkuar Gjykatës Themelore në Prishtinë caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj policit Bojan Jevtiq, i dyshuar për veprën penale të spiunazhit dhe armëmbajtje pa leje.

    Seanca dëgjimore nis në orën 13 për shqyrtimin e kërkesës për paraburgim.

    Kërkesa e prokurorit Bekim Kodraliu, e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, bazohet në dyshimin se Jevtiq, deri në ditën e arrestimit, ishte i rekrutuar nga Shërbimi Sekret Serb (BIA), iu ka ofruar atyre informata të ndjeshme për institucionet e sigurisë në Kosovë, përfshirë lëvizjet dhe planet operacionale të Policisë.

    Në kërkesën e Prokurorisë, thuhet se Jevqit e ka dërguar te BIA planin e Policisë së Kosovës i quajtur “Shënjestër” i hartuar pas sulmit në Banjskë dhe të njëjtin dokument ia ka komunikuar zyrtarit të BIA-së, Sasha Çiric i njohur me nofkën “Çira”.

    Jevtiq dyshohet po ashtu se zyrtarit të BIA-s ia ka mundësuar qasjen në kompjuterin zyrtar, duke rrezikuar policët, sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Kosovës.

    Në shtëpi i janë gjetur edhe armë përfshirë një revole e tipit “Zastava” dhe 90 fishekë.

    Në kërkesë thuhet se gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar pajisje elektronike, dokumente konfidenciale, armë, municion dhe shuma parash të padeklaruara: 10.000 euro, 2 milionë dinarë serbë dhe 600 franga zvicerane.

    Sipas dokumentit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, dyshimet ndaj Jevtiqit bazohen në kallëzimin penal të IPK-së, raportet mbi masat e veçanta hetimore, si dhe provat materiale të sekuestruara në shtëpinë e tij. Aty janë gjetur dokumente konfidenciale të Policisë së Kosovës, plane operative, telefona të mençur, pajisje elektronike (USB, kompjuter), si dhe një CD me mbishkrimin “Ero W7X31” për eliminimin e fjalëkalimeve.

    Po ashtu, është sekuestruar një shumë prej 10.000 eurosh, 600 franga zvicerane, 2 milionë dinarë serbë, një armë e tipit “Zastava” dhe municion i kalibrave të ndryshëm.

    Aty përmenden raportet e AKI-së dhe dëshmitë e zyrtarëve të BIA-s serbe me të cilët Jevtiq dyshohet se kishte komunikuar.

    Prokuroria argumenton se ekziston rrezik real për arratisje, ndikim në dëshmitarë, shkatërrim të provave dhe përsëritje të veprës penale. Sipas saj, asnjë masë tjetër përveç paraburgimit nuk do të garantonte rrjedhën e rregullt të procedurës.

    Ndaj Jevtiqit, i cili ishte shef i operativës në policinë kufitare në pikëkalimin “Dheu i Bardhë”, Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin.

    Një ditë më parë, Prokuroria njoftoi për arrestimin e Jevtiqit pas një operacioni të zhvilluar bashkë me Inspektoratin Policor dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

    Artikuj të ngjashëm

    AAK shpenzoi mbi 54 mijë euro për tre muaj

    “I kërkoj falje gruas time…” – Reagon CEO-ja i Astronomer pas videos intime me kolegen në koncert

    Greva e punëtorëve të sigurimit fizik në QKUK, Azemi: Të hënën do të hapen ofertat e reja

    Të Fundit

    AAK shpenzoi mbi 54 mijë euro për tre muaj

    Bojan Jevtiq dyshohet se u rekrutua nga shërbimi sekret serb dhe i çoi te BIA dokumentet konfidenciale të Policisë së Kosovës

    “I kërkoj falje gruas time…” – Reagon CEO-ja i Astronomer pas videos intime me kolegen në koncert

    Greva e punëtorëve të sigurimit fizik në QKUK, Azemi: Të hënën do të hapen ofertat e reja

    Bllokohet njëra anë e autostradës Prishtinë–Prizren, shkak punimet

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.