Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    ​Bogujevci: Shoqëria të kontribuojë për të ndryshuar mentalitetin e barazisë gjinore

    23/10/2022 16:50
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci tha se pavarësisht se është viti 2022, ende është një luftë e mirëqenies, derisa kërkoi nga e gjithë shoqëria të kontribuojnë për ta ndryshuar mentalitetin e barazisë gjinore.

    Ajo këto komente i bëri sot në ditën e dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, organizuar nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në të cilin morën pjesë mbi 30 shtete të botës me rreth 500 pjesëmarrës.

    Bogujevnci theksoi se ndryshimi fillon nga arsimimi dhe të gjithë së bashku duhet të punojnë për arsimimin e fëmijëve të tyre.

    “Jo vetëm sot, por edhe në shumë prej gjërave që kam pasur fatin të marrë pjesë dhe të jem në pozitën të cilën jam dhe ta përfaqësoj vendin tim, me koincidencë të plotë mund të them se për shumë gra në pozita të ndryshme brenda qeverisë, asnjëherë nuk është diçka që duhet ta marrim të mirëqenë jetojmë në vitin 2022 dhe ende është luftë ta mbajmë dhe vazhdon me qenë kështu. Jemi ballafaquar me çështje të ndryshme për barazinë gjinore dhe përfaqësimin që ka. Ajo që duhet të bëjmë është të arsimojmë vajzat dhe djemtë tanë. Na takon neve që të punojmë bashkë jo vetëm si gra por edhe me burra dhe të shohim se si po i arsimojmë fëmijët tanë… Me një garë të barabartë, nuk po kërkojmë më shumë veç barazi”, tha ajo.

    Ajo gjatë diskutimit përmendi edhe rastin kur kishte humbur një pjesë të familjes në luftë, derisa është shprehur fatlume që kishte fatin të ishte e rrethuat nga gra të mrekullueshme gjatë kohës sa ishte rritur.

    “Nuk mund vetëm të diskutojmë dhe t’i kemi disa zëra që padyshim duhet me qenë aty në front, për të siguruar që ajo që e bëjmë për të ardhmen, ajo që lëmë për gjenerata e reja, kjo është aspekti i shoqërisë dhe është krejtësisht normale që në një garë të barabartë në krahët të kenë një vend në shoqërinë tonë. Nuk kemi një opsion tjetër, duhet të radikalizohet, zërin e kemi në fuqi, dinjitetin e kemi pushtetin në fuqi për t’i shikuar ndryshimet, duhet ta bëjmë bashkë kudo që jemi duhet të përkrahim njëra-tjetrën, edhe kur i kemi burrat që na donë që të jenë në anën tonë dhe të sjellin ndryshim. Këtë e shpresojmë, këtë do t’i lëmë gjeneratave të ardhshme, jo vetëm vajzave por edhe djemve sepse këto janë ndryshimet që duhet t’i bëjmë”, tha Bogujevci. /

    Artikuj të ngjashëm

    Osmani pas takimit me partitë e tjera: Të gjendet rrugëdalja për konstituim të kuvendit

    Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Tajlandës

    Osmani flet me Prattipatin për konstituimin e kuvendit pas Aktgjykimit të Kushtetueses

    Të Fundit

    Zgjedhjet lokale, me 23 korrik fillon regjistrim i votuesve jashtë vendit

    Gjermania nuk është më destinacioni kryesor për azilkërkuesit në Evropë

    Haziri: Unë s’jap votë për shpërndarje të Kuvendit, Kosova s’ka komoditet me shku në zgjedhje

    Ekstradohet nga Dubai shqiptari në kërkim, i përfshirë në trafik ndërkombëtar droge

    Aktivizohen sirenat në Izrael, dyshohet për sulm nga Jemeni

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.