Deputetje e VV-së, Saranda Bogujevci, ka folur edhe njëherë rreth propozimit të opozitës për të në krye të Kuvendit, raporton GazetaDemos.
“E kemi kandidatën tonë, është znj.Albulena Hazhiu. E kemi bë të kjartë këtë qysh në fillim”, tha ajo.
E pyetur nga GazetaDemos, pse Haxhiu, pasi me të opozita s’po ndryshon qëndrim, Bogujevci tha se “duhet të ndryshojë”.
“Albulena Haxhiu ka përvojë shumë më të gjatë brenda Parlamentit sesa kam unë. Pak rëndësi ka ajo. Pse duhet të jem unë dhe jo Albulena Haxhiu”, shtoi ajo.