Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Blloku B2 s’u kthye në punë siç tha ministrja, s’dihet çmimi i energjisë së blerë

    10/04/2025 21:08
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Njësia B2 e Termocentralit “Kosova B” ka dalë nga funksioni tash e dy ditë.Megjithatë, nuk dihet se kur do të rregullohet.

    Nga Korporata Energjetike e Kosovës nuk dhanë përgjigje në pyetjet e televizionit këtë të enjte, ndërkaq në një postim në rrjetet sociale thanë se dëmi do të rregullohet për 48 orë.Kurse parashikimet e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli për rregullimin e kësaj njësie nuk dolën të sakta.

    Në një postim në rrjete sociale një ditë më parë, tha se puna përfundon këtë të enjte në orën 08:00 të mëngjesit.“Megjithatë, ekipet janë duke punuar me intensitet të lartë dhe blloku pritet të rikthehet në funksion deri nesër në orën 08:00 të mëngjesit”, ka thënë Rizvanolli.

    Ndërkaq, një postim tjetër u publikua në faqen e Ministrisë së Ekonomisë sot gjatë ditës, ku thuhet se punimet po vazhdojnë.“Ministrja Rizvanolli u informua edhe për rrjedhjet që ndodhën në Bllokun B2, me ç’rast i njëjti ishte dashur të nxirrej jashtë funksionit të martën pas mesnate. Ministrja falënderoi punëtorët dhe menaxhmentin, të cilët po punojnë paralelisht në remontin e Bllokut B1 dhe në sanimin e rrjedhjes në Bllokun B2”, kanë thënë nga ministria.
    Furnizimi me energji elektrike është siguruar për 90% të kërkesave, pasi KEK ka arritur të sigurojë rreth 5,000 MËh energji elektrike nga burime të jashtme.Kjo energji, sipas profesorit dhe ekspertit të fushës së energjisë, Vezir Rexhepi, është blerë në bursë, sepse nuk mund të sigurohet ndryshe.

    Megjithatë, ai insiston në një zgjidhje të përhershme për këto termocentrale, pasi problemi i njëjtë sikurse në vitin 2024 është përsëritur përsëri.“Me kalimin e viteve, remontet janë më të shtrenjta dhe më të kushtueshme. Pyetja pastaj është edhe kostoja e furnizimit të konsumatorëve, që është pyetja më thelbësore, përveç besueshmërisë së tyre, pasi rëniet janë gjithmonë të paparashikueshme”, ka thënë Rexhepi.

    Se sa ka kushtuar ky furnizim deri më tani, KEK-u nuk u përgjigj në pyetjet e televizionit.Dukagjini nuk mori përgjigje as për raportimet në media se momentalisht janë duke u prodhuar vetëm 114 MWh energji, kurse konsumi është rreth 1,000 MWh.

    “Mungesa e renovimit të tyre është dështim i menaxhmenteve që nuk i kanë shtyrë proceset përpara për renovimin e këtyre termocentraleve. Faktikisht, tash ndodhemi në një situatë ku kemi ndërprerje të paplanifikuara të këtyre blloqeve, ku mungesa e planifikimit të daljes së tyre nga funksioni na vendos në një pozitë ku detyrohemi të blejmë energji për të siguruar furnizimin”, ka thënë eksperti i energjisë, Adhurim Haxhimusa.Arsye e rënies së blloqeve, si në rastin e asaj B2, është vjetërsia e termocentraleve./Duakgjini

    Artikuj të ngjashëm

    Bojleri, makina e rrobave apo shporeti – Cila shpenzon më shumë?

    Paralajmëron Gërxhaliu: Çmimi i rrymës do të rritet ende

    Muharremi: Qeveria po dëmton ekonominë dhe po përkeqëson situatën e energjetikës në Kosovë

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.