Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Bllokohen udhëtarët në aeroport, mërgimtari thotë se u thye xhami i aeroplanit

    02/02/2022 21:12
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një mërgimtar nga Peja ka treguar për Gazetën Insajderi se tash e disa kohë po qëndrojnë të bllokuar në Aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari’ për shkak të një incidenti që kishte ndodhur në aeroplan.

    Mërgimtari ishte nisur nga Prishtinë për në Basel me një aeroplan te Kroacisë, dhe pas gjysme ore udhëtimin ishin detyruar të kthehen pas, pasi xhami i aeroplani ishte thyer.

    Tutje, mërgimtari ka treguar se kishin udhëtuar deri përmbi Podgoricë dhe nga stjuardesat ishin njoftuar se duhet të kthehen pasi ka një problem teknik aeroplani.

    “Jemi në Aeroportin e Prishtinës, jemi nis për të udhëtuar nga Prishtinë për në Basel me aeroplan të Kroacisë, pas një gjysme ore udhëtim pas një incidenti u thye xhami aeroplanit dhe jemi kthyer përsëri në Prishtinë edhe që disa kohë askush nuk flet me ne dhe nuk na njoftojnë se çfarë të bëjmë. Kemi udhëtuar deri përmbi Podgoricë dhe na thanë që ka një problem teknikë dhe kur zbritën e pamë që xhami ishte thyer”, tha mërgimtari nga Peja.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar edhe përfaqësuesit e “MyWings Aviation” nga Kosova, të cilët tha se nuk e di çfarë problemi ka qenë vetëm se janë njoftuar se ka problem teknik dhe se fluturimin Prishtinë-Basel do të bëhet në ora 21:00.

    “Nuk kemi informacion të saktë se çfarë problemi ka pasur, vetëm na është njoftuar se ka pasur probleme teknik dhe tash fluturimi është duke u bërë me një aeroplan tjetër dhe pritet të niset në ora 21:00”, thanë nga kompania kroate.

    Artikuj të ngjashëm

    Mbi 2 milionë udhëtarë në Aeroportin e Prishtinës brenda këtyre muajve

    Heqja e vizave e rrit numrin e fluturimeve dhe pasagjerëve në Aeroportin e Prishtinës – dalin shifrat

    Moti i keq, anulohen gjashtë fluturime në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës

    Të Fundit

    Deputetja Balje: Një anë duhet të lëshojë pe, kemi disa ditë për ta parë

    Kusari- Lila: Një nga pasojat e moskonstituimit të kuvendit deri më 26 korrik mund të jetë marrja e mandateve

    Bekë Berisha: Votone këdo që është i propozuar nga LVV, të gjithë të njëjtë janë

    E rëndë: Humb jetën në rrethana të dyshimta i riu nga Lipjani

    Qalaj : PDK s’ka vota për Haxhiun

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.