Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Blinken në Turqi për të diskutuar me Erdoganin për luftën në Gaza

    06/01/2024 11:49
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Diplomati më i lartë i Uashingtonit do të diskutojë mbi luftën nw Gaza me presidentin e Turqisë të shtunën, Recep Tayyip Erdogan, raporton Agence France-Presse.

    Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, mbërriti në Stamboll të premten vonë për pjesën e parë të një udhëtimi që përfshin vizita në Izrael dhe Bregun Perëndimor, së bashku me pesë shtete arabe.

    Turneu i katërt i krizës i Blinken që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas tre muaj më parë vjen me frikën në rritje se konflikti do të përfshijë pjesë tw tjera të Lindjes së Mesme.

    Stambolli shërbeu si bazë për udhëheqësit politikë të Hamasit derisa luftëtarët e Hamasit sulmuan Izraelin më 7 tetor, duke shkaktuar luftë. Turqia u kërkoi krerëve të Hamasit të largoheshin pasi disa u kapën në video duke festuar sulmin.

    Por presidenti turk që atëherë është kthyer në një nga kritikët më të ashpër nga bota myslimane pwr shkallwn e vdekjes dhe shkatërrimit në Gaza – dhe të mbështetjes së Uashingtonit për Izraelin.

    Erdogan ka krahasuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, me Adolf Hitlerin dhe ka akuzuar SHBA-në për sponsorizimin e “gjenocidit” të palestinezëve. Ai gjithashtu ka kundërshtuar presionin e SHBA-së për të ndërprerë fluksin e dyshuar të financimit përmes Turqisë për Hamasin dhe ka mbrojtur grupin si “çlirimtarë” të zgjedhur në mënyrë legjitime që luftojnë për tokën e tyre.

    Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi të premten një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për informacionin në lidhje me pesë operativë të huaj të dyshuar të Hamasit – tre prej tyre besohet se janë me bazë në Turqi – që mendohet se po ndihmojnë financimin e grupit të mbështetur nga Irani.

    Turqia këtë javë u kundërpërgjigj duke arrestuar 34 persona të dyshuar për planifikimin e sulmeve kundër palestinezëve dhe spiunimin për agjencinë e inteligjencës izraelite Mossad.

    Mw pas, Blinken do të udhëtojë në ishullin grek të Kretës të shtunën në mbrëmje për bisedime me kryeministrin, Kyriakos Mitsotakis, për të trajtuar shqetësimet greke rreth shitjes së afërt të avionëve luftarakë amerikanë F-16 në Turqi, raporton The Guardian

    Artikuj të ngjashëm

    Senatori amerikan i kërkon Blinkenit që gjatë tranzicionit të pushtetit SHBA-ja t’i mbajë sytë kah Kosova

    Erdogani do të prezantojë planin e paqes të Ukrainës në takimin e G20-ës

    Daçiq: Erdogani menjëherë e vuri re që kam humbur peshë, i këndova sepse kjo është e rëndësishme në diplomaci

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.