Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Blinken: Liderët e Kosovës dhe të Serbisë do të bëjnë kompromise të vështira

    15/02/2023 10:46
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në një urim drejtuar Serbisë për Ditën Shtetërore, ka thënë se udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë duhet të bëjnë kompromise të vështira në arritjen e një marrëveshje, por shton se përfitimet për qytetarët e të dyja vendeve do të jenë të mëdha.

    Ai po ashtu ka përshëndetur “angazhimin konstruktiv” të Serbisë në bisedimet e fundit me pesë diplomatët e lartë që qëndruan në Beograd për dialogun Kosovë-Serbi, raporton Gazeta Express.

    “Përshëndeta angazhimin konstruktiv të Serbisë me zyrtarët e SHBA-së, BE-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë gjatë një vizite të fundit në Beograd. Jam i bindur se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të sjellë siguri dhe prosperitet për Serbinë dhe të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Sigurisht, liderët serbë dhe kosovarë do të bëjnë kompromise të vështira për t’i arritur këto qëllime, por shpërblimet për popullin serb – dhe gjithë rajonin – do të jenë të mëdha”, ka theksuar Blinken në këtë letër.

    Ai tha se Shtetet e Bashkuara janë mbështetëse e fortë e “ambicieve të Serbisë për në BE”.

    “Ne jemi të përkushtuar të punojmë me ju dhe partnerët tanë të BE-së drejt këtij qëllimi të rëndësishëm”.

    Blinken ka përmendur edhe mbështetjen që Serbia duhet të ketë për Ukrainën.

    “Gjithashtu i bëj thirrje Serbisë që të mbështesë Ukrainën kundër luftës së paprovokuar, të pajustifikuar dhe brutale të Rusisë. Shtetet e Bashkuara mirëpritën mesazhet e Serbisë për mbështetjen e Ukrainës në Kombet e Bashkuara – dhe ne duhet të jemi të bashkuar në mbështetjen e të drejtës së popullit ukrainas për të zgjedhur të ardhmen e tyre”.

    “Jam i kënaqur që dy vendet tona nënshkruan së fundmi një Memorandum Mirëkuptimi për të krijuar pozicione ndërlidhëse për diplomatët serbë brenda Departamentit të Shtetit të SHBA-së. Ky program unik jo vetëm që do të nxisë një kuptim më të mirë të synimeve dhe objektivave tona të politikës së jashtme përkatëse, por do të krijojë kanale të reja komunikimi dhe do të ndërtojë partneritete të qëndrueshme”.

    Artikuj të ngjashëm

    Senatori amerikan i kërkon Blinkenit që gjatë tranzicionit të pushtetit SHBA-ja t’i mbajë sytë kah Kosova

    Blinken: SHBA po mbledh ende fakte rreth shpërthimeve të pejxherëve në Liban

    Blinken dhe Lammy i Britanisë së Madhe vizitojnë Ukrainën në shenjë mbështetjeje

    Të Fundit

    Bajrami: LVV po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues

    Danimarka: Do gjejmë rrugë përpara për Kosovën në BE

    Dehari thotë se do të bënte shkelje nëse do të pyeteshin deputetët se a jeni për votim të fshehtë apo jo

    Ky është vendi në Shqipëri ku kosovarët po e preferojnë për pushime

    Kryetari Ferit Idrizi: Masa lehtësuese për bashkatdhetarët gjatë verës në Vushtrri

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.