sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Blegtoria në krizë, fermerët nuk gjejnë punëtorë edhe me pagesë 30 euro në ditë

    05/07/2021 11:07
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ndonëse në Kosovë shkalla e papunësisë është e lartë, në disa sektorë, veçmas në atë të bujqësisë, thuhet se ka mungesë të fuqisë punëtore.

    Në Ramnishtë të Vitisë dy fermerë të cilët kanë mbi 70 krerë lopë thonë se për shkak të mungesës së punëtorëve po rrezikojnë të mbyllin fermat e tyre.

    Edhe keqpërdorimet me subvencione po shtyjnë fermerët të heqin dorë nga biznesi me bagëtitë.

    Osman Fetahu është kthyer nga mërgimi për të investuar në vendlindje, por është zhgënjyer.

    Ai thotë se nuk ka ndihmë nga Ministria e Bujqësisë derisa mungon edhe fuqia punëtore në Kosovë.

    “Jam shumë i dëshpëruar. Çmimi i qumështit ka rënë përtokë. Në krahasim me vitin e kaluar ka rënie të çmimit deri në 9 cent për litër”, deklaron Osman Fetahu për RTV 21.

    Fermeri tjetër nga ky fshat Heset Zeneli thotë se po ka shumë vështirësi të gjej punëtorë.

    “Kemi pasur shumë shpresë për bujqësi por tash bujqësinë nuk po e duan. Jemi duke punuar vetëm me familje. Nuk po mund të gjejmë punëtorë. Edhe nëse ja jep 30 euro në ditë nuk po vjen. Nuk po e duan bujqësinë”.

    Këta fermerë mendojnë se mungesa e punëtorëve që nuk ka qenë problem deri vonë, po kthehet në problem për zhvillimin e blegtorisë në Kosovë.

    Artikuj të ngjashëm

    Të Fundit

    FSK me 302 ushtarë të rinj, Kurti: Të gatshëm në mbrojtje të Republikës

    Sot nis stina e vjeshtës, ky është parashikimi i motit për fundjavë

    Moti në vikend: E shtuna me diell, e diela me shi

    Vdes ish-presidenti italian Giorgio Napolitano

    Presidenti Begaj: Prishtina të ndjekë sugjerimet e SHBA-ve për dialogun me Serbinë, nuk kemi nevojë për vetëizolim

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.