Kandidati i AAK-së për deputet në Kuvend, Ukë Blakaj i cili garon me numër 37, po vazhdon punën në terren në kuadër të fushatës zgjedhore, nga ku po merr përkrahje të madhe, raporton GazetaDemos.
Blakaj sot së bashku me kandidatin për kryeministër, Ramush Haradinaj dhe disa kandidatë të tjerë për deputetë takuan në Prishtinë përfaqësuesit e komunitetit të biznesit.
Siç njoftoi Blakaj, gjatë këtij takimi, Haradinaj prezantoi prioritetet e Aleancës për zhvillimin ekonomik të vendit, ku u theksua rëndësia e mbështetjes së bizneseve.
“Në kuadër të fushatës zgjedhore, së bashku me kandidatin për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, dhe kandidatët të tjerë për deputetë takuam në Prishtinë përfaqësuesit e komunitetit të biznesit. Gjatë këtij takimi, Haradinaj prezantoi prioritetet e Aleancës për zhvillimin ekonomik të vendit, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së bizneseve, si një shtyllë e rëndësishme për shtetin e Kosovës”, tha Blakaj.