Që nga e shtuna e javës së kaluar Bjeshkët e Lybeniqit janë në flakë, shkruan GazetaDemos.
Banorët e kësaj i kanë thënë Gazetës Demos se janë njoftuar organet kompetente, policia, agjencia e pylltarisë, zjarrëfiksit e madje edhe kryetari i Pejës.
Mirëpo që nga dita e dielë edhe një grup vullnetarësh të shoqatës alpiniste ‘Lybeniqi’ thonë se çdo ditë tentojnë ta ndalin zjarrin, por është ende në rrezik për shkak të terrenit të vështirë.
Ata thonë se këto bjeshkë kanë drunjë të pishave qindravjeqare, e si pasojë e zjarrit ato mund të shkatërrohen.
Pamje: