Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Bjellorusia pranohet në SCO në ditën e fundit të samtit të grupimit rajonal në Astana

    04/07/2024 11:55
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Liderët e Kinës, Rusisë, Turqisë, Pakistanit, të katër prej pesë ish-republikave sovjetike nga Azia Qendrore, si dhe liderë të tjerë shtetërorë, e vazhduan të enjten në Kazakistan samitin dyditor të Organizatës së Shangait për Bashkëpunim (SCO).

    SCO-ja është një grupim rajonal i promovuar nga Pekini dhe Moska si alternativë ndaj ndikimit të Perëndimit.

    Liderët e nisën ditën e dytë dhe të fundit të samitit duke e pranuar Bjellorusinë si anëtare të re. Ky vendim ishte i pritshëm dhe e avancon liderin autoritar Alyaksandr Lukashenka në rrugën e tij antiperëndimore, pas zgjedhjeve të kontestuara para katër vjetëve, të cilat nxitën protesta të papara rrugore dhe një luftë brutale ndaj tyre.

    Lukashenka synoi anëtarësimin e Bjellorusinë në SCO për më shumë se një dekadë.

    Në tri vjetët e fundit, vendimet e tij për t’i “armatosur” emigrantët nga vendet e treta në kufirin e Bjellorusisë me fqinjët e saj nga Bashkimi Evropian dhe për t’i lejuar trupat ruse ta kryejnë pushtimin e plotë të Ukrainës nga territori bjellorus, e kanë larguar edhe më shumë Lukashenkan nga Perëndimi dhe e ka rritur varësinë e tij në Moskën.

    Lukashenka e quajti “historik” anëtarësimin e Bjellorusisë në SCO. Ai theksoi nevojën “për ta shkatërruar botën njëpolare” dhe për ta marrë përsipër përgjegjësinë për “sigurinë globale”, sepse “Perëndimi narcisist dhe vetjak është dëshmuar i paaftë për këtë”.

    Analistët kanë thënë se Lukashenka do të shpresojë se anëtarësimi në SCO do ta rrisë dhe zgjerojë bashkëpunimin shumë të nevojshëm tregtar dhe ekonomik të Bjellorusisë me Kinën, duke e ulur njëkohësisht varësinë e regjimit të tij në Moskën.

    SCO-ja është organizatë politike, ekonomike, e mbrojtjes dhe sigurisë, e themeluar nga Kina dhe Rusia më 2001.

    Me pranimin e Bjellorusisë, ajo tani ka 10 vende anëtare, përfshirë Indinë dhe Pakistanin, që iu bashkuan më 2017, dhe Iranin, që u anëtarësuar më 2023.

    Katër nga pesë ish-republikat sovjetike nga Azia Qendrore janë anëtare po ashtu. Vetëm Turkmenistani nuk është pjesë e tij.

    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe lideri i Kinës, Xi Jinping, u takuan në ditën e parë të samitit në Astana.

    Mediat ruse e cituan Putinin duke thënë se SCO-ja “po e forcon rolin si njëri prej shtyllave kryesore të një rendi botëror të drejtë dhe shumëpolare”.

    Xi, i cili i ka dhënë Rusisë mbështetje diplomatike përballë kundërshtimeve nga Perëndimi gjatë pushtimit dyvjeçar të Ukrainës, e quajti Putinin “mik të vjetër” në Astana.

    Ai përmendi “shpresat për miqësi ndër breza” si përgjigje për “ndryshimin e vazhdueshëm të situatës ndërkombëtare” /REL/

    Artikuj të ngjashëm

    Zbulohet se ku do të luhet ndeshja Bjellorusi-Kosovë

    Putini viziton Bjellorusinë ndërsa planifikon hapin e ardhshëm në luftën në Ukrainë

    Mediat e huaja: Bjellorusia po vendos forca speciale në kufi me Ukrainën

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.