Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Biznesmeni 60-vjeçar kapet nga Policia me një 14-vjeçare në një motel në Gjakovë

    23/12/2022 21:48
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një biznesmen 60-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi është kapur në një motel me një 14-vjeçare në rajonin e Gjakovës.

    “Shneta” ka mësuar nga burime se 60-vjeçari kishte qenë nën përcjellje të Policisë së Kosovës në momentin kur kishte shkuar ta merrte 14-vjeçaren dhe të njëjtën e ka dërguar në një motel.

    Policia kishte intervenuar porsa 60-vjeçari ishte futur brenda dhomës me 14-vjeçaren. Gazeta ka mësuar se bëhet fjalë për një biznesmen nga Gjakova i cili dyshohet se e ka keqpërdorur të miturën për marrëdhënie seksuale.

    I dyshuari ishte kapur në flagrancë dhe është arrestuar nga njësitet e Policisë së Kosovës. Rasti është konfirmuar edhe nga Policia në raportin 24-orësh.

    Policia e ka trajtuar rastin si trafikim dhe ka njoftuar se janë arrestuar dy persona.

    “Janë arrestuar dy meshkuj dhe një femër kosovarë, pasi që dyshohet se kanë trafikuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëra është liruar në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

    Artikuj të ngjashëm

    Aksident në Suharekë, vetura përfundon brenda një lokali

    Brenda javës së kaluar Policia në Ferizaj regjistron një mijë e 626 gjoba në trafik

    Dy të lënduar nga aksidenti mes traktorit dhe veturës në Vushtrri

    Të Fundit

    Lirim Sylejmani dënohet me 10 vjet burg për tradhti ndaj SHBA-së, u stërvit dhe luftoi me ISIS

    E ekspozoi rrjetin e dyshuar kriminal në Kosovë, çka është aplikacionit “Sky Ecc”?

    Xhamat e zi nëpër vetura, Policia në Gjilan shqiptoi 248 vetëm në muajin maj

    Raportimi për mjet shpërthyes në Gjakovë, policia: Nuk ishte bombë, por imitim

    Gruaja e Dardan Molliqajt, Besa Shahini do të jetë kandidate për kryetare të Prishtinës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.