Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Bizneset nesër në protestë, kërkohet shtyrja për një vit të vendimit për tregun e lirë të energjisë

    10/06/2025 10:39
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), së bashku me përfaqësues të bizneseve nga e gjithë Kosova, sërish do të mbajnë një protestë të mërkurën, nga ora 11:00 deri në 12:00, në sheshin e Prishtinës.

    Kjo protestë synon të kundërshtojë mënyrën se si bizneset janë detyruar të hyjnë në tregun e lirë të energjisë elektrike, pa pasur përgatitje të mjaftueshme.

    Kryetari i OEK-së, Lulzim Rafuna, në një konferencë për media, theksoi se protesta do të jetë paqësore dhe bëri thirrje që Qeveria të rishikojë vendimin e marrë.

    Ai tha se kërkojnë një afat njëvjeçar dhe një paketë ligjore për të lehtësuar tranzicionin për bizneset dhe për të mbrojtur qytetarët.

    “Protesta do të mbahet nesër nga ora 11:00 deri në 12:00. I ftojmë të gjithë ata që preken nga ky vendim të na bashkohen për të mirën e vendit. Kërkojmë që Qeveria të reflektojë dhe të mbështesë biznesin dhe ekonominë, duke dhënë një afat të përshtatshëm për kalimin në tregun e lirë dhe duke përgatitur masa ligjore për këtë tranzicion”, tha Rafuna.

    Ai shtoi se, nëse Qeveria nuk ndryshon qëndrim, bizneset do të detyrohen të vazhdojnë protestat.

    Rafuna kritikoi gjithashtu ZRRE-në për mungesën e përgatitjes dhe ofertave të mjaftueshme për konsumatorët në tregun e lirë të energjisë.

    Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), Agim Shahini, deklaroi se takimi me përfaqësuesit e KEK-ut nuk solli përgjigje të kënaqshme dhe shprehu se pakënaqësitë e bizneseve do të shprehen në protestë.

    “1300 biznese dhe familjet e punëtorëve të tyre janë në një situatë të vështirë. Ndërsa bizneset vazhdojnë të ofrojnë shërbimet e tyre, njëkohësisht po përgatiten për protestën e nesërme, e cila pritet të jetë shumë e madhe”, tha Shahini, duke kërkuar që Qeveria të shtyjë zbatimin e vendimit për një vit.

    Skender Krasniqi, kryetar i Dhomës së Tregtisë në Kosovë, deklaroi se nga 1300 biznese që janë përfshirë në procesin e liberalizimit, vetëm tri kanë arritur marrëveshje me KEK-un.

    Ai ftoi qytetarët që të dalin dhe të mbështesin protestën kundër këtij vendimi.

    Ndryshe, ditë më parë u mbajt një protestë e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), me pjesëmarrjen e bizneseve nga e gjithë Kosova duke bllokuar një pjesë të hyrje – daljeve të Prishtinës, e cila zgjati për dy orë.

    Artikuj të ngjashëm

    Mustafa pas dështimit të radhës në Kuvend: VV-së i takon përgjegjësia për të gjetur 61 vota

    Debat i fortë para Kuvendit mes Bahtirit e Zemajt: Lëshoni ren, pse keni ardh ju

    Kadrijaj: VV qëllimshëm po e mban të bllokuar Kuvendin

    Të Fundit

    Mustafa pas dështimit të radhës në Kuvend: VV-së i takon përgjegjësia për të gjetur 61 vota

    Debat i fortë para Kuvendit mes Bahtirit e Zemajt: Lëshoni ren, pse keni ardh ju

    Kadrijaj: VV qëllimshëm po e mban të bllokuar Kuvendin

    Çitaku: Lajmet për krizën në sektorin e energjisë ishin të frikshme, Kosova është buzë kolapsit

    Sërish njëjtë: Dështon edhe përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.