Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Bislimi takon ministrin e BE-së të Hungarisë, flet për synimet e Kosovës për integrime evropiane

    14/05/2024 21:13
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Takimi i fundit i vizitës zyrtare në Budapest i zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u zhvillua me Ministrin për Çështje të Bashkimit Evropian të Hungarisë, Janos Boka.

    Siç njofton kumtesa për media, zëvendëskryeministri Bislimi pati mundësinë të njihej së afërmi përmes këtij takimi me prioritetet e Presidencës së ardhshme të Hungarisë në Këshillin e Bashkimit Evropian, e cila starton nga data 1 korrik. Ndër prioritetet kryesore është dhe zgjerimi i BE-së me fokus në rajonin e Ballkanit Perëndimor, të cilën zëvendëskryeministri e përshëndeti dhe vlerësoi lartësisht.

    Në dritën e integrimit të rajonit në BE, ai foli për situatën aktuale të Kosovës në këtë rrugëtim, ku shprehu mbështetjen e lartë qytetare në vend për aderim në unionin evropian, nënvizoi aplikimin tonë për anëtarësim në dhjetorin e vitit 2022 dhe nevojën për trajtimin e këtij aplikimi me qëllim arritjen e hapava konkret tutje përmes marrjes së pyetësorit e më pas statusit të vendit kandidat, por edhe theksoi përkushtimin në zbatimin e agjendës së reformave evropiane dhe punën e cila po zhvillohet aktualisht në kuadër të Planit të Rritjes.

    I pranishëm në këtë takim ishte dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, i cili trajtoi reformën në administratën publike si pjesë e proceseve me vëmendje të veçantë në arritjen e standardeve dhe zbatimit të praktikave efektive evropiane.

    Duke i uruar suksese shtetit të Hungarisë në presidencën e tyre të ardhshme në Këshillin e BE-së, zëvendëskryeministri Bislimi shprehu gatishmërinë e plotë për bashkëpunim të ngushtë e produktiv.

    Artikuj të ngjashëm

    Mijëra pjesëmarrës nisin Marshin e Paqes në kujtim të viktimave të Srebrenicës

    Policia apelon për kujdes në trafik ku lëvizin makineritë bujqësore

    Anita Haradinaj: Vetëm Ramushi më duron, kam ditë me zgjedh

    Të Fundit

    Mijëra pjesëmarrës nisin Marshin e Paqes në kujtim të viktimave të Srebrenicës

    Policia apelon për kujdes në trafik ku lëvizin makineritë bujqësore

    Anita Haradinaj: Vetëm Ramushi më duron, kam ditë me zgjedh

    Korrje-shirjet: Kurti dhe Peci i “hypin kombajës” në Suharekë

    Gjilani nis fushatën e korrje-shirjeve të mbi 3 mijë hektarëve me grurë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.