Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Bislimi takohet me shefin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim

    28/09/2023 12:30
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim shefin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, Nuno Queiros.


    Në këtë takim palët diskutuan mbi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit, ku z. Queiros shprehu vullnetin e gatishmërinë për mbështetje ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës.


    Zëvendëskryeministri Bislimi e vlerësoi kontributin kyç të misionit të UNDP-së në Kosovë dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme. Ai foli mbi objektivat e programit qeveritar që janë punë dhe drejtësi, si plotësuese të njëra tjetrës, punën e zhvilluar në këtë drejtim dhe mbështetjen në përmbushje të objektivave të agjendës zhvillimore të Kosovës.


    Aspekt i rëndësishëm është dhe vëmendja e veçantë e Qeverisë në luftën kundër korrupsionit e reforma thelbësore sa i përket sistemit të drejtësisë. Zëvendëskryeministri Bislimi shprehu mirënjohje dhe për rolin e UNDP-së në fuqizimin e grave dhe mbështetjen e iniciativave. Poashtu shprehu dhe interesin tonë në mbrojtjen e avancimin e të drejtave të të gjithë minoriteteve në Kosovë, pa dallim, si shtet multietnik e gjithëpërfshirës.


    Z. Queiros përmendi rëndësinë e investimit për trajnime sidomos për të rinjtë, bizneset e sipërmarrësit e rinj dhe rëndësinë e krijimit të mundësive për punësim, për të kapitalizuar maksimalisht dijen e përvojën e përfituar.


    Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi shefin e UNDP në Kosovë, Nuno Queiros për takimin, bisedën dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.

    Artikuj të ngjashëm

    UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e dytë të kontrollit kufitar

    Bislimi: Barazia gjinore parakusht për integrimin evropian

    Bislimi: Raporti i Progresit adreson vendimin për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.