Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur në takim Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.
Në këtë takim u fol kryesisht rreth integrimit evropian të Kosovës.
Gjithashtu u diskutua edhe rreth zhvillimeve të fundit në vend.
Si përfundim Bislimi falënderoi ambasadorin Nissinen për partneritetin dhe bashkëpunimin e Finlandës.
Njoftimi i plotë:
Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.
Në takim, u bisedua mbi rrugëtimin drejt integrimit evropian të Kosovës. Zëvendëskryeministri Bislimi shprehu vlerësimin e tij të lartë për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës ndaj perspektivës evropiane të Kosovës.
U theksua se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar në procesin e integrimit evropian dhe përmbushjen e reformave.
Më tej, u diskutua edhe rreth zhvillimeve të fundit në vend e çështjeve të aktualitetit. Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin Nissinen për partneritetin dhe bashkëpunimin e ngushtë mes dy shteteve tona.