Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Bislimi: Masat ndëshkuese ndaj Kosovës, mund të kenë ndikuar në shkrimin e raportit të KE-së

    30/11/2023 11:53
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi, vlerësoi që masat e Komisionit Evropian karshi Kosovës, mund të kenë ndikuar në shkrimin e raportit të progresit për vitin 2023.

    Gjatë debatit parlamentar në Kuvend për raportin e progresit të publikuar nga Komisioni Evropian për Kosovën, Bislimi i bëri thirrje BE-së që t’i tërheqë masat ndëshkuese sa më shpejtë, në mënyrë që fokusi të rikthehet tek integrimi evropian i vendit.

    “Masat e Komisionit Evropian karshi Kosovës janë ende në fuqi dhe besojmë që ka mundësi që prezenca e këtyre masave, ka pasur ndikim në shkrimin e raportit, apo vlerësimin që i është bërë Kosovës. Kosova ka bërë hapat e duhur, andaj BE-ja sa më shpejtë duhet t’i tërheqë këto masa të cilat janë të kthyeshme dhe pa pasoja, e në mënyrë që fokusi të kthehet në avancimin e integrimit evropian të vendit. Mobilizimi për të kapur hapin në procesin e integrimit evropian pas stagnimit disa vjeçar, po jep frytet e veta”, deklaroi Bislimi para deputetëve.

    Ndërkaq, sa i përket procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, zëvendëskryeministri tha se Kosova tashmë është e gatshme t’u përgjigjet pyetjeve teknike që vijnë nga Komisioni Evropian.

    “Procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duhet të jetë në plotni i bazuar në meritokraci. Kosova beson në të ardhmen e vet evropiane dhe si shembull i demokracisë në rajon, duhet t’i jepet mundësia ta dëshmojë këtë. Tani jemi të gatshëm t’o përgjigjemi mijëra pyetjeve teknike që vijnë nga Komisioni Evropian, në mënyrë që të vlerësohemi në formë objektive dhe ta marrim pastaj statusin e kandidatit”, shtoi tutje Bislimi.

    Po ashtu, ky i fundit tha se angazhimi dhe përkushtimi i Qeverisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, është gjithnjë e më i madh.

    Artikuj të ngjashëm

    Bislimi: Serbia vonoi takimin trepalësh në Bruksel, ngritëm çështje kyçe me përfaqësuesin e BE-së 

    Bislimi: Me Lajçakun folëm për hapjen e disa pikave kufitare me Serbinë

    Bislimi jep detaje për arritjen e marrëveshjes për të pagjeturit

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.