Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në ora 10:00 i është dorëzuar propozimi i përditësuar franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e pohoi këtë gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme, ku tha se ka dakordim që përmbajtja e tekstit të mbetet konfidenciale.
“Dialogun për normalizim duhet ta shohim në kontestin e ri politik pas luftës në Ukrainë. Për propozimin që duhet të vendoset në tavolinë ka një dakordim mes propozuesve, Lajçak dhe dy këshilltarëve të presidentit Macron dhe Scholz , dhe në anën tjetër Kurtit dhe Vuçiq ka një darkordim që përmbajtja e këtij plani të mbetet konfidenciale, dhe rrrjedhimisht unë nuk mund të nxjerr detaje”, ka thënë Bislimi.
Ai tha se kjo është kërkesë eksplicite e ndërkombëtarëve.
Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, emisari i BE-së, Miroslav Lajçak tha se do të nisin diskutimet për planin franko-gjerman, ndërsa parlajmëroi brenda javësh një takim të nivelit të lartë në dialogun Kosovë-Serbi.