Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Biseduam për një vizitë në Burgun e Dubravës” – Nait Hasani tregoi çka foli me Albulena Haxhiun dje pas seancës së Kuvendit

    20/05/2025 20:18
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani ka treguar se çfarë kanë biseduar me ministren në detyrë, Albulena Haxhiu të hënën pas seancës së Kuvendit.

    Hasani ka thënë se në fokus të diskutimit të tyre ka qenë organizimi i një vizite që Shoqata e të Burgosurve Politik ka kërkuar ta realizoj në Burgun e Dubravës, me rastin e 26 vjetorit të masakrës ndaj shqiptarëve brenda hapësirave të këtij burgu.

    Ai ka shtuar se me të nuk janë armiq pavarësisht mendimeve, diskutimeve dhe kundershtimeve të ndryshme politike që mund t’i kenë.

    “Ne Shoqata e të Burgosurve Politik kemi bërë kërkesë në ministri të Drejtësisë, te drejtoria e burgjeve për vizitën dhe përvjetorin tonë që e kemi më 22 maj dhe ministrja Haxhiu e ka marrë atë letër, e ka parë dhe aty numri kontaktues është numri im dhe më ka thirrur e më ka thënë të takohemi dhe të diskutojmë formën si dëshironi ta bëni organizimin. I kam thënë jam jashtë, vij në Kuvend dhe pas seancës bisedojmë. Pra kemi folur për formën e organizimit si do ta bëjmë vizitën në burgun e Dubravës, në përvjetorin e 26-të të masakrës ndaj shqiptarëve të ushtrisë dhe policisë brenda burgut dhe kjo ka qenë biseda dhe me këtë jemi dakorduar pra si të shkohet e si të mbahet dhe kush do ta bëj sigurinë, pra i kemi diskutuar të gjitha këto, asgjë të jashtëzakonshme. Duhet ta kuptojmë se ne nuk jemi armiq mund të kemi mendime të ndryshme, diskutime kundërshtime politike por nuk jemi armiq”, ka thënë ai në Tëvë1.

    Tutje, Hasani është shprehur se Haxhiun për kryetare të Kuvendit të Kosovës do ta votoj vetëm nëse ajo tërhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje.

    “Unë nuk e konstetoj Albulenën si familje por e kontestoj si Albulenë politike e Vetëvendosjes dhe për këtë Albulena nuk e merr votën time. Nëse ajo tërhiqet nga Vetëvendosja dhe nesër del kandidate un do ta votoj për shkak të trashëgimisë familjare politike kombëtare. Gjithë veprimet konsideroj se i ka bërë si Lëvizje Vetëvendosje dhe si e tillë ka përdorur edhe gazin lotsjellës në Kuvend, edhe fishkëllimat edhe fyerjet. Mua më dhimbset Albulena që ka pranuar të sakrifikohet në këtë formë por ajo është rob i Albinit dhe si rob i tij ose duhet të dal nga ajo gjendje ose duhet të jetë viktimë e tij”, ka deklaruar Hasani.

    Ndërkaq, i pyetur nëse Haxhiu do të duhej të tërhiqej vetë pas gjithë dështimeve, ai ka thënë se moralisht që pas votimit të tretë do të ishte mirë që ajo ta kishte bërë një gjë të tillë.

    “Moralisht njerëzit e përgatitur politikisht në standardet evropiane në votimin e tretë ajo vetë do të deklarohej se më vjen keq nuk e kam atë pozicionin unifikues që po kërkohet dhe unë po tërhiqem. Kjo kishte me qenë demokracia e mirëfilltë por përderisa nuk kemi atë lloj demokracie.

    Artikuj të ngjashëm

    “Tortura me shkop e shufër hekuri”, Nait Hasani rrëfen dhunën çnjerëzore të UDB-ashëve

    Nait Hasani: Tash e 40 vjet pas, në qenien dhe mendjen time emri i UDB-së ngjall tmerr

    Hasani: Kurti i gatshëm të bëjë gjithçka për pushtet, do ta pranoj Asociacionin

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.