Lajme

Biri i ish komandantit Gani Imeri, bën gjest të veçantë për ta nderuar babain

Djali i ish-komandantit të UÇK-së, Gani Imerit, Arian Imeri, ka bërë një gjest të veçantë për të nderuar babain e tij.
Ai ka blerë një uniformë zyrtare të veteranëve të UÇK-së, të cilën e ka dedikuar për komandantin Gani Imeri. Megjithëse komandanti nuk pati mundësinë ta veshë atë uniformë, Arian Imeri u shpreh se ajo do të qëndrojë përherë e vendosur me krenari si një dëshmi e gjallë e jetës dhe sakrificës që babai i tij ia kushtoi lirisë së vendit.
Sipas tij, kjo uniformë nuk është vetëm një veshje, por përfaqëson kujtimin e komandantit, heroit dhe babait të tij.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button