Bill dhe Hillary Clinton kanë shprehur mbështetjen për Kamala Harris për të udhëhequr demokratët në zgjedhjet amerikane.
Në një postim në X, dyshja falënderuan Joe Biden për karrierën e tij “të jashtëzakonshme” të shërbimit përpara se të thoshin se ata ishin “të nderuar” të mbështesnin zonjën Harris.
Ata thanë se kjo ishte mënyra më e mirë për të ndaluar Donald Trump që të rihynte në Shtëpinë e Bardhë për një mandat të dytë si president.
“Ne kemi jetuar nëpër shumë rënie-ngritje, por asgjë nuk na ka bërë më të shqetësuar për vendin tonë sesa kërcënimi i paraqitur nga një mandat i dytë i Trump-it”, thuhet në deklaratën e tyre.