Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Bill Clintoni i kishte dhënë post të rëndësishëm, kush është avokati i ri i Thaçit

    17/04/2023 16:39
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ekipit të avokatëve mbrojtës të ish-presidentit Thaçi i është bashkuar një emër i madh i lidhur po ashtu me lirinë e Kosovës. Bëhet fjalë për Joe R. Reederin. Kush është ai?

    Njoftimi për aprovimin e kërkesës që Reederi të ishte pjesë e ekipit mbrojtës ishte dhënë qysh më datën 13 prill, shkruan Nacionale.

    Sidoqoftë, ajo që lë përshtypje është karriera e bujshme – madje edhe larg avokatisë – e amerikanit 75-vjeçar.

    Kush është Joe?

    Reederi është i lindur më 28 nëntor të vitit 1947 në Tacoma të Washingtonit. Ai ishte bërë pjesë e ushtrisë amerikane qysh në vitin 1970, duke marrë edhe rangun e majorit.

    Por, pjesa e rëndësishme ka të bëjë me punën e tij nën administratën e Bill Clintonit.

    Në vitin 1993, presidenti i asokohshëm amerikan Clinton kishte nominuar Reederin Nënsekretar të Ushtrisë. Këtë detyrë, ai do ta ushtronte nga 24 nëntori 1993 e deri më 12 nëntor të vitit 1997.

    Si Nënsekretar, ai ishte përgjegjës për planifikimet e veprimeve me rreze të gjatë, kërkesave materiale, gatishmërisë, pakësimit të infrastrukturës dhe menaxhimit financiar në Ushtrinë e ShBA-ve.

    Ai po ashtu mbikëqyri çështjet ndërkombëtare të Ushtrisë, veçanërisht ato që lidheshin me NATO-n, Panamanë dhe Amerikën latine.

    Pas punës së tij në administratën e Bill Clinton, që më pas do të ndihmonte në çlirimin e Kosovës, Reederi u rikthye që të punonte në firmat e avokatisë ku kishte punuar dikur.

    Kujtojmë se gjykimi ndaj ish-presidentit Thaçi dhe tre ish-krerëve tjerë të UÇK-së ka nisur në Hagë prej datës 4 prill. Një seancë ku ka dëshmuar një ish-anëtar i UÇK-së dhe LDK-së është mbajtur edhe sot.

    Ekipi mbrojtës i Thaçit kryesohet nga Gregory Keohe dhe Luka Mishetiq.

    Artikuj të ngjashëm

    E la gurbetin pas 22 vitesh dhe u kthye në Kosovë, qytetari investon mbi 50 mijë euro me motora ATV në Istog

    Qytetari kthehet nga mërgimi dhe hap fermën e lopëve: 4000 mijë euro kam fitim vetëm nga qumështi

    Pamje nga grᶏbítjᶏ në një barnatore në Pejë, hᶏjdutí i merr paratë dhe sulɱoɳ punëtoren

    Të Fundit

    Vazhdon mosbindja civile në Serbi, dhjetëra persona të ndaluar

    Kryetari i OEK në Samitin e Shkupit: Sektori privat duhet të jetë partner qendror në zbatimin e tij

    Pacolli i reagon Gjykatës Themelore për urdhërarrest ose paraburgim: S’kam pranuar asnjë ftesë zyrtare

    Shefja e ambasadës amerikane hyn në Presidencë

    Kurti: Afatet po rrjedhin, në fund të korrikut duhet ta kemi Kuvendin e konstituuar

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.