Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Bilanc i frikshëm/ Kaq persona të lënduar brenda një ore në aksident trafiku në Kosovë

    10/07/2022 19:37
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Që nga mesdita e deri rreth orës 14:00 vetëm në rajonin e Prishtinës kanë ndodhur tre aksidente.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm në rajonin e Prishtinës brenda më shumë se një ore janë lënduar tetë persona si pasojë e aksidenteve të ndodhura.

    Në mesditë ka ndodhur një vetëaksident në fshatin Bresje të Fushë Kosovës me ç’rast është lënduar një person.

    Ndërkaq rreth orës 13:10 aksidenti i radhës ndodhi në Podujevë.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur konkretisht në fshatin Lluzhan të Podujevës ku janë përfshirë katër vetura në një aksident, ku për pasojë katër persona kanë marrë lëndime trupore.

    “Rreth orës 13:10, policia ka pranuar një informatë për një aksident trafiku me persona të lënduar që është shkaktuar në fshatin Lluzhan të Podujevës. Të përfshira në këtë aksident ishin katër automjete, deri sa raportohet se tretman mjekësor kanë kërkuar katër persona”, ka thënë Hoxha.

    Po ashtu, në fshatin Vranidoll rreth orës 13:50 në një aksident janë lënduar tre persona të tjerë.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, i cili bëri të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete.

    “Njësitet kompetente policore u janë përgjigjur rasteve për hetimin e shkaktarëve në aksident dhe janë ndërmarrë veprimet e tjera të nevojshme”, u shpreh tutje Hoxha.

    Duke e parë këtë numër të aksidenteve dhe të lënduarve vetëm në rajonin e Prishtinës për një kohë shumë të shkurtër, Policia e Kosovës ka bërë apel tek shoferët që të kenë kujdes gjatë ngasjes së automjetit të tyre.

    “Njësitet kompetente policore iu janë përgjigjur rasteve për hetimin e shkaktarëve në këto aksidente dhe janë ndërmarrë veprime të tjera të nevojshme. Kërkojmë nga drejtuesit e automjeteve të jenë të kujdesshëm, të respektojnë shenjat e kufizimit të shpejtësisë në rrugë, të shmangin përdorimin e telefonave celular dhe mos të drejtojnë automjetin kur janë të lodhur apo në ndikim të alkoolit”, thuhet në apelin e Policisë së Kosovës.

    Artikuj të ngjashëm

    Gruaja në fotografi po kërkohet nga policia për vjedhje

    Gjendet e vdekur një 80-vjeçare në Prishtinë

    Zjarri në ”Zonën Industriale”, flasin nga Policia

    Të Fundit

    Ekstradohet nga Dubai shqiptari në kërkim, i përfshirë në trafik ndërkombëtar droge

    Aktivizohen sirenat në Izrael, dyshohet për sulm nga Jemeni

    “Çka po do opozita?” – deputeti i VV-së publikon “skenarin” e dështimit të seancave të Kuvendit

    Presidenca daneze zotohet se do të punojë për të gjetur rrugë për integrimin e Kosovës me BE-në

    Duda Balje për bllokaden në Kuvend: Fajësia shkon me fuqi, më i fuqishmi është përgjegjësi

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.