Autoritetet shëndetësore në Angli kanë ndezur sinjalet e alarmit sa i përket përhapjes së fruthit.
Si shkak konsiderohet rënia e vaksinimit ndaj sëmundjes ngjitëse. Ndërsa si zgjidhje për parandalimin kërkohet marrja e dozës për fëmijët së paku para verës
Rritja e rasteve të sëmundjes ngjitëse, të fruthit ka shqetësuar autoritetet shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar.
Mjekët raportojnë se numri i personave të prekur është në rritje ku vetëm në 3 muajt e parë të këij viti janë 49 raste, nga 54 që ka qenë në total në vitin 2022.