Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Bie sërish Bitcoini

    28/02/2025 13:22
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Vlera e Bitcoinit ka rënë më shumë se 25 për qind nga rekordi i tij i janarit, pasi njoftimet për tarifat e Trumpit dhe mundësia e një lufte tregtare i shtynë investitorët të shesin masivisht asetin digjital.

    Bitcoin dhe Ethereum humbën secili nga shtatë për qind të vlerës së tyre sot, raporton Bloomberg. Vlera maksimale e Bitcoinit është shënuar në ditën e inaugurimit presidencial të Donald Trumpit, më 20 janar, kur Bitcoin shitej për më shumë se 105 mijë euro, por që nga ai moment e deri sot ka rënë me 27 për qind.

    CEO e BTC Markets, Caroline Bowler, beson se kjo lloj ndjesie tregu u pa për herë të fundit në vitin 2022, kur çmimet e Bitcoinit dhe monedhave të tjera digjitale ranë ndjeshëm gjatë të ashtuquajturit “dimër kripto” për shkak të rritjes së normave të interesit dhe problemeve të industrisë. Ajo beson se tregjet tani po reagojnë ndaj pasigurisë gjeopolitike dhe mundësisë së tarifave në Shtetet e Bashkuara.

    Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi se tarifat 25 për qind ndaj Meksikës dhe Kanadasë do të hyjnë në fuqi më 4 mars, së bashku me një tarifë shtesë prej 10 për qind për importet kineze.

    Pekini ka paralajmëruar se “do të marrë të gjitha masat e nevojshme” nëse Shtetet e Bashkuara rrisin tarifat për importet kineze. Në fillim të kësaj jave, Trump njoftoi gjithashtu tarifa 25 për qind për makinat evropiane dhe mallrat e tjera, por pa specifikuar një afat kohor.

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.