Po vazhdon ende zjarri në një ndërtesë në lagjën Emshir në Prishtinë.
Vatra e zjarrit ka nisur rreth orës 20:00 teksa akoma nuk është lokalizuar zjarri.
Zjarrfikësit po luftojnë me flakët tash e sa orë.
Persona të lënduar nuk ka.
Siç raporton KALLXO.com, një pjesë e kulmit të banesës që është nën zjarr tashmë ka rënë, teksa intervenimi i zjarrfikësve është i pandalshmëm.