Në shkollën fillore të mesme të ulët “Migjeni” në Mitrovicë të Jugut ka rënë një pjesë e fasadës si pasojë e erërave të forta, shkruan GazetaDemos.
Këtë e ka bërë të ditur shkolla përmes një njoftimi në Facebook, teksa thuhet se nuk ka pasur dëme të tjera apo persona të lënduar.
“Si pasojë e erërave të forta, dje me datën 14.03.2025 para orës 12:00 ka rënë fasada e aneksit ku është e vendosur kaldaja e ngrohjes qendrore. Menjëherë janë marrë masa të nevojshme për të evituar çdo rrezik të mundshëm. Fatmirësisht, nuk ka pasur dëme të tjera apo pasoja për njerëzit”, thuhet në njoftim.